Nga Shkodra, Kukësi, Korça e Berati, sot ndërprerje të energjisë për disa orë, OSHEE: Po kryhen punime në rrjet! Ja zonat që do të mbesin pa drita

Nga Shkodra, Kukësi, Korça e Berati, sot ndërprerje të energjisë për disa orë, OSHEE: Po kryhen punime në rrjet! Ja zonat që do të mbesin pa drita

Foto ilustruese

Për disa orë, shumë zona në vend do të mbesin pa energji elektrike ditën e sotme. Sipas OSHEE, shkak për këtë ndërprerje të përkohshme të energjisë janë punimet që po kryhen në rrjet.

Si pasojë e kryerjes së remontit në linjën 220kV Koman – Kolacem, do të ndërpritet energjia gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 në këto zona në Kurbin: Lagjia "Demokracia", Thumane dhe Fshati Dukagjin.

Librazhd po ashtu do të ketë ndërprerje të energjisë për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit. Pa drita do të mbesin nga ora 10:00 deri në orën 12:00 Komuna Proptisht Pogradec dhe nga ora 12:00 deri në orën 14:00 Komuna Stravaj, fshatrat Dritaj,Rastan, Prrenjas Fshat, qender, Shqiponje, Stranik, Stravaj dhe Vishok.

Zona të tëra do të mbesin pa drita sot edhe në Kukës, nga ora 12:30-16:00, për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit. Do të preken zonat: Bele, Breki, Topojan, Gjaferaj, Cernaleve, Kollovoz, Lojme, Nimce, Tejnimqe, Novosej, Stane Novosej, Orgjost, Oreshke, Orcikel, Shishtavec, Borje, Turaj, Zapod, Kroi I Bardhe, Imqallar, Toroqic, Shtreze, Grudallar, Njesia bashkiake Bicaj, Ujmisht,  Gostil, Lagjet 1, 2, 3, 6 dhe Muje.

Nga ora 09:00-12:30, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në Shkodër do të mbesin pa energji elektrike: Pjesërisht Qyteti Koplik, Njësia Administrative Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije. Në Ktosh, Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë, Cesme,  Kaldrun, Sterbeq, Jubicë dhe Flakë dritat do të shkëputen në orarin 12:30-16:00. Zonat Bajzë, Aliaj, Kastrat, stacioni i trenit do të kenë mungesë të energjisë nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Nga investimet për mirëmbajtje rrjeti, në Krujë, gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, do të punohet në disa fidera dhe pa energji do të mbeten: Fabrika e Tullave në fshatin Zallë, Ish reparti ushtarak Gjin, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc dhe  Tari.

Korçë ditën e sotme do të punohet në disa fidera të NST Vranisht dhe pa drita në intervalin kohor 10:00-12:00 do të mbesin Ish-komunat Progër, Pojan dhe nga ora 12:00 deri në14:00 do shkëputet energjia në Hoçisht, Vranisht, Stropan dhe Baban.

Për shkak të remontit në linjën 110kV Fushë Arrëz – Lajthizë, në Pukë nga ora 06:00 deri në orën 14:00, do të mbesin pa drita zonat: Bardhet, Kryezi, Qafë Mali, Flet, Xath, Lajthizë, Qytet Fushë Arrëz dhe Nushaj.

Berat do të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike ditën e sotme e po ashtu edhe nesër si dhe me datë 15. Në këto data, gjatë intervalit kohor 06:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Berat: Ish komuna Allkaj: Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Poshnjë, Goriçan, Çiflik, Kuçovë, Jagodinë, Suk dhe Arabaj.

Zonat Dukas, Drenovë Fushë, Belishovë, Lapunecë, Ngracan, Visok dhe Lofkënd në Ballsh do mbesin pa drita sot gjatë intervalit kohor 06:00-14:00 për shkak të të investimit që po kryen OSSH në linjën 35kV Patos – Ballsh, ndërsa ndërprerja në të njëjtin interval kohorë do të vijojë edhe ditën e nesërme dhe më 15 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 12/10/2021 10:01

    Te punoni sa me gjate dhe me ngadale se vetem do kurseni leke nga nderprerja :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?