Një 43 vjeçar nga Shkodra është kapur teksa po qarkullonte me automjet i armatosur në Tiranë. Arrestimi I tij është kryer nga Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7 bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore
43-vjeçari Blerim Gjeta rezulton dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte, informoi sot policia e Tiranës e cila publikua video të momentit të arrestimit të tij
Operacioni u kodua “Van” dhe materialet I kaluan Prokurorisë së Tiranës