Nga shtatori receta elektronike
dhe regjistra online në spitale

Nga shtatori receta elektronike<br />dhe regjistra online në spitale
TIRANE- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka deklaruar se duke filluar që nga shtatori i 2014 në vend do të përdoren vetëm recetat elektronike.  Sipas ministrit të Shëndetësisë, regjistrat elektronikë do të përmirësojnë cilësinë e ofrimit të shërbimit për pacientët dhe gjithashtu do të ndihmojnë në mënyrën e menaxhimit.

“Duam të përfshijmë shëndetësinë teknologjike në disa fusha. Duam të krijojmë regjistrat elektronikë për spitalet. Në shtator do të fillojmë me recetën elektronike dhe do të fillojmë gjurmimin e barnave me Track-Trace. Beqaj ka theksuar se me përfshirjen e teknologjisë, tregu i medikamenteve do të jetë shumë më i kontrolluar, duke evidentuar në këtë mënyrë më lehtë abuzuesit me anë të gjurmimit me Track-Trace. Deklaratat ministri Beqaj i ka bërë nga Spitali i Korçës, në të cilin ka përfunduar projekti i telemjekësisë.

Projekti i financuar nga USAID pritet të përfundojë në të gjithë vendin në tetor të vitit 2015. Sipas ministrit po shikohet mundësia që ky shërbim të shtrihet edhe në shërbimin parësor, në ambulanca. “Me telemjekësinë kalojmë me hapa gjigantë në shërbimin shëndetësor. Brenda qershorit do ta çojmë shërbimin onkologjik në Durrës, ndërsa vitin tjetër, shërbimin onkologjik do ta çojmë në Shkodër”, u shpreh ministri Beqaj.

Projekti i financuar nga USAID për telemjekësinë ka për qëllim përfshirjen e teknologjisë në disa fusha të sektorit të mjekësisë. Telemjekësia është shërbimi mjekësor nga distanca përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik që mundëson shkëmbimin e informacionit për diagnozën, trajnimin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët