Nga sot Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

Nga sot Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

Avion që do përdoret për fluturimet në Rauanda

Britania e Madhe do të nisë sot një aksion blic për të arrestuar azilkërkuesit për dërgimin e tyre në Ruanda. Prestigjozja ‘The Guardian’ zbulon skemën e cila do të nisë disa javë më herët sesa ishte lajmëruar.

Zyrtarët planifikojnë të ndalojnë refugjatët që vijnë për takime rutinë në zyrat e shërbimit të imigracionit dhe gjithashtu do të arrestojnë njerëz në mbarë vendin në një aksion të madh dy-javor.

Pas ndalimi, emigrantët e paligjshëm do të transferohen në qendrat e paraburgimit, që janë përgatitur për operacionin, dhe do të mbahen aty për t'u nisur më pas në fluturime për në Ruanda.

Nisja e menjëhershëm e aksionit përkon me zgjedhjet e këshillit vendor të së enjtes në Angli, për të rritur pretendimet e Rishi Sunak se ai po godet migrimin e paligjshëm.

Kryeministri britanik Rishi Sunak më herët ka deklaruar se: “Për të arrestuar emigrantët ndërsa përgatitemi për t'i larguar, kemi rritur hapësirat e paraburgimit në 2,200 qeli. Pas miratimit të ligjit për dërgimin në Ruanda të emigrantëve ilegalë, një pjesë e tyre po u shmangen kontrolleve të autoriteteve. Mediat britanike raportuan se mijëra emigrantë në Britani janë zhdukur gjatë tre muajve të parë të vitit, mes tyre janë edhe 1633 shqiptarë.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mbajti peng fëmijët dhe gjuante me kallashnikov, 40-vjeçari: Kisha frikë se do më qëllonin! Të miturit në lot: Iu lutëm t’i dorëzohej policisë

Mbajti peng fëmijët dhe gjuante me kallashnikov, 40-vjeçari: Kisha frikë se do më qëllonin! Të miturit në lot: Iu lutëm t’i dorëzohej policisë