Nga sot të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, invalidët e punës dhe jetimët do të mund të hapin llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë pa asnjë tarifë.
Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin. Si dhe do të mund të bëjnë transferta pa pagesë brenda vendit.
Pensionet brenda këtij viti pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare.
Bankat janë të detyruara të hapin llogarinë bankare falas kur plotësohen të gjitha rregullat e përcaktuara në ligjin “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, në të kundërt do të përballen me gjoba nga 50-250 mijë lekë. Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.
Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7639
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!
30 Dhjetor 2024, 10:43
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor 2024, 16:15
-
Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin
25 Dhjetor 2024, 13:03
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor 2024, 09:40
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor 2024, 12:34
-
Korçë, hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë, sa vjen policia ikën me shpejtësi
21 Dhjetor 2024, 23:41
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor 2024, 16:25
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor 2024, 12:57
Quhem artur kiro .njesia nr 5 ndonese un jam i vetem pa pune pa asnje te ardhur. Aplikoj per ndim ekonomike me thone nuk fiton .pyetja. .po kush fiton ato qe jan ne pun qe kan te ardhura ato qe kan nje strehe .kjo esht padrejtesi qe.behet neper minibashkit ..kontrroloni per mua qe smar asgje dhe prap sdo me jepni te drejte ..
Përgjigjudil puno o zotri
Do të bashkohesha me kete ide,por vetem ne qofte se ne cdo fshat do te vendoseshin Bankomat sepse per pensionistet në fshat jo vetem qe eshte shume e veshtire por e pa mundur të shkojne ne qytet për te terhequr pensionin kur ata mezi mbahen ne kembe për shkak të moshes se semundjeve që kane dhe sic dihet qe shumica e pensionisteve jetojne vetem sepse femijet e tyre kane ikur ne mergim. Ndaj zoterinjte qeveritare qe nuk i llogaritin fare hallet e pensionisteve le ta analizojne mire vendimin para se ta votojne ,sepse te gjithe kane prinder dhe le ti mendojne mire kete vendim. MJER KUSH ESHTE PENSIONIST . MJER PRINDERIT TONE ????????????????
PërgjigjuVjerra ime esht 100 vjec e semure e mbaj un ne Greqi Si mund te hapi llogari kur nuk cohet nga krevati ?Ju lutem pergjigjuni
PërgjigjuNenes time ja dergojne pensionin ne banke.Sa here qe i bej depozite ne cash per t'a ndihmuar,nga qe e ka llogarine vetem ne emer te saj,me duhet te jap shpjegime pse e zonja e llogarise nuk eshte prezente,keshtu qe kam gjetur zgjidhje parate i ve ne llogarine time dhe banka i transferon me kerkese timen nga llogaria ime tek e nenes,sepse vete eshte e moshuar,jo gjithemone eshte ne gjendje te vije edhe me makine tek filiali i bankes.Po a behet dot nje gje e tille ne Shqiperi,kur shumica e te moshuarve jetojne vetem dhe ca me keq ne zona te harruara nga natyra e shteti.20 mije tha z.Celibashi jane personat qe s'dalin dot nga shtepia per te votuar.Nga keta 20 mije,sa jane pensioniste ? Sa prej tyre do t'a varin fatin e tyre ne duar te afermish,apo kujdestaresh,qe dhe mund t'i vjedhin pa e kuptuar fare.Permenda vetem keta,por problemet e numri i pensionisteve qe do te kene veshtiresi nga kjo skeme eshte shume me i gjere.
PërgjigjuMashtruesa Dhr pensionisteve doni me ja fut,po karta bankare eshte falas? Ketu fle lepuri
PërgjigjuOre njerez jeni ne vete cfar komentoni.Kjo gje duhet te ishte bere me kohe.A e keni idene si mbushen dyert e postave cdo date pensionesh???!!A jetoni ketu apo ne Mars?!! Kjo gje eshte super..ska pse rrin pensionistet e shkrete ne rradhe me ore te tera per te mare pensionin.
Bankat jane ne qytet pensionistet ne fshat dikush edhe ne shtrat po te autorizosh ndonje person banka don autorizim te noterizuar dhe ndoshta nuk shkojne ne dore te pensionistit. Ne Shqiperi nuk ka kushte ndertoni filiale bankash njehere.