Nga sot, llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike! Brenda vitit pensioni do merret në bankë

Nga sot, llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike! Brenda vitit pensioni do merret në bankë

Foto ilustruese

Nga sot të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, invalidët e punës dhe jetimët do të mund të hapin llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë pa asnjë tarifë.

Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin. Si dhe do të mund të bëjnë transferta pa pagesë brenda vendit.

Pensionet brenda këtij viti pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare.

Bankat janë të detyruara të hapin llogarinë bankare falas kur plotësohen të gjitha rregullat e përcaktuara në ligjin “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, në të kundërt do të përballen me gjoba nga 50-250 mijë lekë.  Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.

Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur kiro: 06/04/2024 09:41

    Quhem artur kiro .njesia nr 5 ndonese un jam i vetem pa pune pa asnje te ardhur. Aplikoj per ndim ekonomike me thone nuk fiton .pyetja. .po kush fiton ato qe jan ne pun qe kan te ardhura ato qe kan nje strehe .kjo esht padrejtesi qe.behet neper minibashkit ..kontrroloni per mua qe smar asgje dhe prap sdo me jepni te drejte ..

    Përgjigju
    • Aldo: 16/04/2024 08:23

      dil puno o zotri

  • Gjergji: 05/04/2024 22:49

    Do të bashkohesha me kete ide,por vetem ne qofte se ne cdo fshat do te vendoseshin Bankomat sepse per pensionistet në fshat jo vetem qe eshte shume e veshtire por e pa mundur të shkojne ne qytet për te terhequr pensionin kur ata mezi mbahen ne kembe për shkak të moshes se semundjeve që kane dhe sic dihet qe shumica e pensionisteve jetojne vetem sepse femijet e tyre kane ikur ne mergim. Ndaj zoterinjte qeveritare qe nuk i llogaritin fare hallet e pensionisteve le ta analizojne mire vendimin para se ta votojne ,sepse te gjithe kane prinder dhe le ti mendojne mire kete vendim. MJER KUSH ESHTE PENSIONIST . MJER PRINDERIT TONE ????????????????

    Përgjigju
  • Kοτε Ζουλιετα: 04/04/2024 10:56

    Vjerra ime esht 100 vjec e semure e mbaj un ne Greqi Si mund te hapi llogari kur nuk cohet nga krevati ?Ju lutem pergjigjuni

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2024 02:51

    Nenes time ja dergojne pensionin ne banke.Sa here qe i bej depozite ne cash per t'a ndihmuar,nga qe e ka llogarine vetem ne emer te saj,me duhet te jap shpjegime pse e zonja e llogarise nuk eshte prezente,keshtu qe kam gjetur zgjidhje parate i ve ne llogarine time dhe banka i transferon me kerkese timen nga llogaria ime tek e nenes,sepse vete eshte e moshuar,jo gjithemone eshte ne gjendje te vije edhe me makine tek filiali i bankes.Po a behet dot nje gje e tille ne Shqiperi,kur shumica e te moshuarve jetojne vetem dhe ca me keq ne zona te harruara nga natyra e shteti.20 mije tha z.Celibashi jane personat qe s'dalin dot nga shtepia per te votuar.Nga keta 20 mije,sa jane pensioniste ? Sa prej tyre do t'a varin fatin e tyre ne duar te afermish,apo kujdestaresh,qe dhe mund t'i vjedhin pa e kuptuar fare.Permenda vetem keta,por problemet e numri i pensionisteve qe do te kene veshtiresi nga kjo skeme eshte shume me i gjere.

    Përgjigju
  • Den: 03/04/2024 12:46

    Mashtruesa Dhr pensionisteve doni me ja fut,po karta bankare eshte falas? Ketu fle lepuri

    Përgjigju
    • Pa emer: 05/04/2024 13:31

      Ore njerez jeni ne vete cfar komentoni.Kjo gje duhet te ishte bere me kohe.A e keni idene si mbushen dyert e postave cdo date pensionesh???!!A jetoni ketu apo ne Mars?!! Kjo gje eshte super..ska pse rrin pensionistet e shkrete ne rradhe me ore te tera per te mare pensionin.

    • Pa emer: 03/04/2024 14:24

      Bankat jane ne qytet pensionistet ne fshat dikush edhe ne shtrat po te autorizosh ndonje person banka don autorizim te noterizuar dhe ndoshta nuk shkojne ne dore te pensionistit. Ne Shqiperi nuk ka kushte ndertoni filiale bankash njehere.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?