Vëzhgimi i Report Tv/ Nga sot maska me detyrim edhe në ambiente të jashtme, qytetarët respektojnë vendimin, por s'mungojnë 'të pabindurit'

TIRANË- Kushdo që në rrugët e Tiranës u pa pa maskë, u përball me një gjobë 3 mijë lekë, që faturohet tek energjia elektrike.

Megjithatë, kjo pamje ishte në minorancë.  E enjtja, si dita e parë e mbajtjes me detyrim të maskës në çdo ambient, përveçse në banesë, i gjeti më të ndërgjegjësuar qytetarët. Efektivët e policisë së Shtetit dhe bashkiake ishin të paktë në rrugët e kryeqytetit. Dialogu i tyre me qytetarët, ishte më shumë këshillues sesa ndëshkues.

Vështirësinë për t'u mësuar me vendosjen e maskës sapo del nga shtëpia, e kaloi edhe kryeministri Edi Rama, megjithatë, reagimin pozitiv në masë ndaj urdhrit të autoriteteve shëndetësore, nuk e kaloi pa falenderime. "Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpia", shkruajti ndër të tjera Rama.

Në tregjet e kryeqytetit, njëjtë si edhe në ambiente të tjera, nuk munguan edhe ata qytetarë që gjoba nuk i tremb për të vendosur maskën.  Ndryshe nga cdo herë zona e liqenit është e mbushur me qytetarë që gjatë ecjes kanë maskën e vendosur. Ata që kryejnë aktivitet sportiv e kanë të lejuar të mos mbajnë barrierë mbrojtëse ndonëse duhet ta kenë me vete. 

Edhe nga liqeni nuk kanë munguar të pabindurit që nuk e vendosin maskën, duke vijuar normalisht si cdo ditë tjetër. Prindërit që shoqërojnë të vegjlit në parkun e lojrave, nuk e kishin harruar maskën.

Kur duhet të mbahet maska
Sa herë dilni nga shtëpia;
Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;
Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
Edhe gjatë ecjes në rrugë
Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
Në të gjitha institucionet fetare.
Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Kur ju lejohet ta hiqni
Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Kur nuk duhet ta mbani
Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes

 
VIDEO- Vëzhgimi te Liqeni i Tiranës

 

VIDEO/ Vëzhgimi në rrethe

 

 

VIDEO/ Vëzhgimi në Spitale dhe Autobus
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Qytetarët e Krujës ndërgjegjësohen për përdorimin e maskave! Shumë prej tyre shprehen se nuk kanë mundësi t'i blejnë

Urdhri i qeverisë dhe e Ministrisë së Shendetësisë për mbajtjen e maskave në çdo ambient duket se po respektohet ndjeshëm në rrethin e Krujës.

Nga një vëzhgim në të gjithë rrethin vihet re një përdorim masiv i saj nga qytetaret krutanë.

Siç dihet Kruja ishte një nga pikat më të nxehta të përhapjes se virusit në muajt e parë të pandemisë dhe që nga fillimi e deri tani numërohen disa të vdekur e me qindra te infektuar, kjo me çduket ka ndikuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Ata të cilët shprehen se është mëse e drejtë që maskat të mbahen por disa prej tyre shprehen se nuk i kanë mundësitë ekonomike për t'i blerë pasi janë pa punë, janë shumë pjesëtar në familje dhe maskat që shiten nëpër farmaci janë njëpërdorimshe dhe një personi i duhen rreth 4 të tilla në ditë e kosto është e madhe, këto qyetarë në nevojë kërkojnë që shteti t'ja ofrojë falas maskat.

Ora 15:01
Tiranë, shumë qytetarë pa maska! I vendosin përpara kamerave

Ndërkohë që në të gjithë vendin është parë një ndërgjegjësim në masë i qytetarëve, në Tiranë ka pasur edhe nga ata persona që nuk kanë mbajtur maska.

Përveç tyre janë dhe qytetarë të cilët nuk e mbajnë ashtu siç parashikon dhe vendimi ku duhet mbuluar e gjithë pjesën hundës dhe gojës. Duket se vetëm frika i ka detyruar qytetarët që të mbajnë maskën pasi përpara kamerave ata i janë shmangur pyetjeve se përse nuk i mbanin ose në moment i vendosnin.

Ora 12:10
Sarandë, qytetarët janë ndërgjegjësuar për përdorimin e maskës

Akti Normativ i qeverisë dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë gjetur zbatim në qytetin e Sarandës, ku vihet re se pothuajse të gjithë njerëzit në rrugë lëvizin duke mbajtur maskat.

Që në orët e mëngjesit, policia e shtetit dhe policia bashkiake kanë qenë në kryqëzime rrugësh dhe patrullime të vazhdueshme për të konttolluar zbatimin e urdhërit për mbajtjen e maskave.

Deri tani nuk raportohet për gjoba, por ka patur këshillime për ndonjë qytetar që pavarësisht se kishte maskë me vete, nuk e kishte të vendosur.

Ora 11:58
Situata tek liqeni dhe tek spitali 'Nënë Tereza', disa qytetarë nuk mbajnë maska (VIDEO)

Në kryeqytet ditën e sotme ka pasur shumë qytetarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin për mbajtjen e maskës.

Gazetarët e Report Tv kanë qenë në zonën e Liqenit Artificial dhe në qendrën spitalore Nënë Tereza të cilat janë dhe vatër infeksioni.

Disa prej qytetarëve thonë se e kanë mbajtur maskën dhe do të vijojnë pasi është në mbrojtje të shëndetit të tyre.

"Në fund të fundit vendimi është për të mbrojtur veten tonë. Kemi vështirësi në frymëmarrje por do ambientohemi. Prandaj dalim nga liqeni për ajër të pastër.

Unë nuk e kam hequr asnjë ditë që prej fillimit të pandemisë. Duhet mbajtur për veten tonë, as për shtetin, as gazetarët dhe për asnjë person tjetër.

Është për të mbrojtur veten. Është ligj, nuk ka pse të diskutohet. E dinë ata që janë psecialistë të fushës. Nuk ka pse të diskutohet as nga gazetarët" - thonë qytetarët.

Ndërkohë në një nga zonat më të nxehta të Tiranës, në spitalin COVID shumë qytetarë nuk e mbanin maskën. Madje një prej tyre thotë se nuk beson tek koronavirusi.

"Nuk kam për ta mbajtur asnjëherë se nuk besoj për COVID. Kjo është çmenduri. Thonë se do të ketë vetëm këshillime dhe nuk do të vendosen gjoba" - tha një qytetar.

Ora 10:05
Berati i bindet urdhërit të ministrisë, të gjithë me maska jashtë shtëpisë! Policia 'zbarkon' në terren (VIDEO)

Menjëherë pas vendimit të ministrisë për vendosjen e maskave me detyrim në çdo ambient jashtë shtëpisë, qytetarët e Beratit e kanë zbatuar urdhërin sot.

Siç shihet dhe nga pamjet të gjithë kanë vendosur maska, duke nisur nga të moshuarit e deri te më të rinjtë. Të paktë janë ata qytetarë që se kanë vendosur. Ndërkohë shërbimet e policisë janë në kontroll për zbatimin e protokollit nga qytetarët duke vendosur maskën.

Ora 09:09
Lezhë, qytetarët ndërgjegjësohen për vendosjen e maskave (VIDEO)

Vendimi i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskës, duket se i ka ndërgjegjësuar qytetarët e Lezhës.

Pjesa më e madhe e qytetarëve janë parë duke lëvizur me maska, por nuk mungojnë dhe ata që e kane injoruar vendimin duke mos vendosur maskën.

Ndërkohë ndërgjegjësim ka patur edhe tek bizneset dhe institucionet private.

Ora 09:08
Vlorë, qytetarët respektojnë mbajtjen e maskave (VIDEO)

Edhe në Vlorë vihet re se qytetarët kanë respektuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim.

Ora 08:56
Sot maskat me detyrim, shumë qytetarë në kryeqytet nuk binden

Pavarësisht se ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e maskave, shumë qytetarë në kryeqytet nuk e kanë respektuar.

Ja disa prej rasteve ku nuk është respektuar ky rregull.

Ora 08:46
Vëzhgimi i Report Tv në Shkodër, respektim masiv i mbajtjes së maskës (VIDEO)

Nga vëzhgimi i bërë nga Report Tv, në qytetin e Shkodrës vihet re një përdorim masiv i maskave.

Qytetarët janë të shumtë në rrugë si dhe në tregje ushqimore. Gjithashtu janë parë edhe disa qytetarë që nuk e kanë respektuar këtë vendim.

Ora 08:45
Sot maskat me detyrim, qytetarët e Fierit respektojnë rregullat, banori: Vendim i mirë nga qeveria (VIDEO)

Vendimi për mbajtjen me detyrim të maskave duket se ka ndërgjegjësuar qytetarët e Fierit. Nga pamje të siguruara nga Report Tv, shohim që shumica e qytetarëve e respektojnë maskën.

Madje një prej tyre shprehet se ky është një vendim shumë i mirë nga ana e qeverisë.

Ora 08:16
Gjoba nga 3-5 mijë lekë për mosmbajtjen e maskave, ja dokumenti që do ketë policia

Që nga sot, të gjithë qytetarët në vendin tonë do të jenë të detyruar që të mbajnë maskat në çdo ambient.

Në shkelje të këtij vendimi do të aplikohen gjoba të cilat variojnë nga 3-5 mijë lekë. Të gjithë efektivët e policisë do të pajisen me fletën e gjobës. (dokumenti poshtë)

Do të plotësohen 3 kopje të gjobës, një e mban qytetari, një policia dhe një do të dërgohet tek OShE përmes së cilës do të bëhet dhe pagesa.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2020 02:06

    Ketu ku jetoj kemi 8 muaj qe masken e kemi me detyrim Brenda,dhe me deshire jashte.Ne fillim e kisha te veshtire,por tani jemi mesuar.

    Përgjigju
  • Anonim: 15/10/2020 10:00

    Maskat duhen vene patjeter. Nuk ka perse te vuajne qytetaret e ndergjegjshem nga ata qe e marrin tere kete situate si loje. Nuk duhej arritur fare ne kete situate, populli vete duhet te ish ruajtur qe te mos vinte kjo gjendje, por kur nuk merr vesh normal qe do vihen masa. Kam pare njerez qe rrinin tufa si dele, kolliteshin pa mbrojtur gojen fare. Ka dhe raste qe e dinin qe ishin te infektuar dhe shkonin ne pune ose dilnin ne publik. E tani ankoheni nga maskat?

    Përgjigju
  • Sefer daja: 15/10/2020 09:42

    Shume mire te gjobitemi kur nuk perdorim maske! Nuk kom fare simpati per Ramen perkundrazi por me kete nisme ka bo veprimin e duhur! Deri dje ne 20 vete 1 kishte maske sot ne 20 vete 19 kane maska! Kjo tregon se ne nuk kemi ndergjegjesim qytetar! Pra i trembemi mo shume gjobes se sa virusit!!! Per mua ky vendim duhej marre shume me heret! Qe me mbarimin e sezonit te pushimeve ose kur filloi shkolla! Po mo mir vone se kurre!

    Përgjigju
    • skaran: 15/10/2020 11:16

      ne lokal jo, ne rruge vetem po . bravo shoku

  • Ggg: 15/10/2020 09:01

    Popull dele, beni kot gam gam se direkt i vute maskat....

    Përgjigju
    • adi: 15/10/2020 10:55

      ashtu te keqen un kam punuar vete ne shtet dhe ika se nuk rrihej. por cti besh e han ai qyqari. dhe per termetin ai qe prishi themelet e pallatit e futen ne burg e nxorren, dhe tjeret. e hengren ca te lodhur qe skishin buk te hane. ne fund populli thjesht e ha, njerez me 30000 lek rroge cte bej te haj gjobe ai ska as miq, as lek as fuqi asgje. cdo popull meriton qeverine qe ka po ja ketu eshte te ikesh me rroba gjumi e te punosh pjatalares ne Danimarke e mer me shume se Senior IT ktu ;p

    • B*3: 15/10/2020 09:32

      Populli nuk eshte dele, por per momentin duke ditur qe ketij virusi nuk i jep dot shpjegim as shkenca, as mjekesia, maska eshte nje mbrojtje le te themi, qe ngadaleson transmetimin e virusit. Ndoshta nuk mbron 100%, por mbron. Ne ne EU qe e mbajtem nuk vdiqem... Skeptiket e korones, vafshin ne djall, sepse nga injoranca e tyre po transmetohet virusi. Kam humb nje njeri shume te dashur nga korona (shpirti i tij u prehte ne paqe), ndaj per ju qe nuk besoni se korona egziston, filloni dhe besoni se mos ju bie per pjese. Mbani maskat, edhe pse nuk eshte natyrale, mbajeni, per vehten, per te dashurit tuaj! Respektoni distancat, lani duart...etj... Kaq mund ta bejme te mbrojme njeri-tjetrin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot