Nga sot, në fuqi lista e re me
56 barna të rimbursueshme
PDF-Ja 56 barnat e rimbursueshme

Nga sot, në fuqi lista e re me<br />56 barna të rimbursueshme<br />PDF-Ja 56 barnat e rimbursueshme
TIRANË - Duke filluar nga dita e sotme, 1 prill 2014, hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim. Janë plot 56 medikamente të reja që i janë shtuar kësaj liste, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Barnat e reja të përfshira në listë, shërbejnë për sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, disa sëmundje tumorale, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë.

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, dr. Astrit Beci deklaroi se: “Risia e këtij viti është dhe përfshirja e disa sëmundjeve të pambuluara më parë, si, disa lloje tumoresh, Hepati B dhe C, çrregullimet hormonale, apo edhe varësia nga alkooli. Trajtimi i këtyre nozologjive, duke filluar nga nesër, do të bëhet me barna që hyjnë në listën e rimbursimit për herë të parë”.

Me konkretisht, janë shtatë diagnoza të reja që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme këtë vit, më konkretisht: 

• Disa lloje kanceri trajtohen aktualisht nga lista e barnave të rimbursueshme dhe në listë janë futur kombinime që përmirësojnë trajtimin e tyre, por për herë të parë, do të mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje të tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lëkurës, i heparit etj. Bëhet fjalë, për rreth 600 pacientë më shumë që do të përfitojnë nga barnat e reja për trajtimin e disa lloje kanceri.

• Trajtimi i Hepatitit B dhe C (janë përfshirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjes si dhe barna për mjekimin e hepatiteve);
• Parandalimi i trombozave – barna që përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe në gratë shtatzana që vuajnë nga venat varikoze, në 3 mujorin e fundit të shtatzanisë;

• Çrregullimet hormonale te fëmijët me pubertet të hershëm;

• Osteoporoza te gratë;

• Për herë të parë gjithashtu është përfshirë një bar për të ulur një plagë sociale si alkooli. Bëhet fjalë për një medikament për varësinë ndaj alkoolit;

• Degjenerim i syrit që të çon në verbëri.

Duhet theksuar se, me mbështetjen e Qeverisë, me një menaxhim më të mirë të fondeve, falë heqjes së TVSH për barnat e cila po ashtu hyn nesër në fuqi si dhe falë negociimit të çmimeve të barnave, Fondi ka arritur të vërë në shërbim të popullatës në nevojë këtë vit, një numër prej 477 barnash të rimbursueshme.

Në hartimin e kësaj liste, Fondi i Sigurimeve Shendetesore ka perfshire nevojat reale te popullatës, bazuar në përparësitë e vendosura pas konsultave të gjera me drejtuesit e të gjitha katedrave, me shoqatat e pacientëve etj. Lista është zgjeruar për të gjitha kategoritë, veçanerisht për fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer, te semuret kardiakë etj.

Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliard lekë të reja dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
 
Lista e plotë e barnave të rimbursueshme gjendet tashmë online në faqen web www.fsdksh.com.al

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtën protestuesin që i rrezikoi jetën! Protesta e rrallë e operatorëve kundër Rithemelimit

Mbrojtën protestuesin që i rrezikoi jetën! Protesta e rrallë e operatorëve kundër Rithemelimit