Gjithashtu, rritjen me 4% e përfitojnë pensionet apo përfitimet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore, si pensionet e parakohëshme e suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të policisë së shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake dhe të ish-punonjësve të nëntokës etj.
Pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera, që jepen sipas VKM-ve të veçanta, ku hyjnë 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjestar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionistit etj. Gjithashtu, pensionisti do të vazhdojë të përfitojë kompensimet e vendosura më 2006 prej 500 lekësh dhe 760 lekësh në muaj dhe 190 lekë në muaj të vendosur më 2009. Po kështu, kësaj i shtohet një 200 lekësh në muaj sipas VKM nr. 474, të vitit 2010.
Nga rritja aktuale përfitojnë 303.100 pensione pleqërie urbane, 57.068 pensione invaliditeti urbane dhe 48.053 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 136.828 pensionistë pleqërie, si dhe 30.205 persona nga programe speciale si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake/pilotë/detarë dhe profesorë, në total 591.600 persona.
Pas kësaj rritjeje, pensioni minimal në qytet do të jetë 12.024 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal 24.048 lekë.
Pensioni i plotë minimal në fshat do të jetë 8.233 lekë në muaj dhe pensioni maksimal shkon deri në 12.140 lekë në muaj. Të ardhurat minimale për pensionin e plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 14.174 lekë në muaj; të ardhurat minimale për pensionin e plotë në fshat nuk mund të jenë më të vogla se 9.123 lekë në muaj; të ardhurat për pensionin maksimal në qytet bëhen 24.548 lekë.
NDRYSHIMET NË PENSIONET MUJORE TË FSHATIT E TË QYTETIT
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit
Ishin
23.123 lekë + 350 + 150 = 23.623 lekë
Bëhen
24.048 lekë + 350 + 150 = 24.548 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit
Ishin
7.841 + 200 + 690 = 8.731 lekë
Bëhen
8.233 + 200 + 690 = 9.123 lekë
Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit
12.024 + 200 = 14.024 lekë
Pensioni i pjesshëm i pleqërisë
Të ardhura totale 13.129 lekë
Pensioni minimal në qytet
12.024 lekë
Pensioni maksimal në qytet
24.048 lekë
Pensioni i plotë minimal në fshat
8.233 lekë
Pensioni maksimal në fshat
12.140 lekë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)