Nga sot nis faza e 3-të e fiskalizimit, duhet ta zbatojnë mbi 78 mijë biznese! Denaj: Aplikoni në e-Abania për certifikatë elektronike

Nga sot nis faza e 3-të e fiskalizimit, duhet ta zbatojnë mbi 78 mijë biznese! Denaj: Aplikoni në e-Abania për certifikatë elektronike

Foto ilustruese

Nga sot ka nisur zyrtarisht faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet Biznes-Konsumator. Më shumë se 78 mijë biznese duhet të lëshojnë fatura të fiskalizuara për çdo shitje që ju bëjnë qytetarëve. Kjo është faza e tretë e këtij procesi për transaksionet me para në dorë midis bizneseve dhe konsumatorëve.

Duke filluar nga sot blerësit do të marrin në dorë nga shitësi faturë me vulën ose bar codin e fiskalizimit.

Ministrja e Financave Anila Denaj njofton sot përmes një postimi në Facebook se për ta lehtësuar procesin e lëshimit të faturës elektronike, subjektet mund të përdorin pa pagesë portalin Self-Care, si një zgjidhje e thjeshtuar dhe e kuptueshme.

"Sjellim në vëmendje se për të kryer procesin e fiskalizimit, Certifikata Elektronike është një nga elementët e nevojshëm dhe nëse nuk jeni pajisur me të mund të aplikoni nëpërmjet portalit e-Abania", thotë Denaj.

Për të nisur procesin bizneset duhet të jenë të pajisura me certifikatë elektronike për fiskalizim të lëshuar nga AKSHI, dhe deri më tani janë lëshuar 53.492 certifikata. Po ashtu bizneset duhet të kenë një pajisje elektronike (kompjuter, laptop apo tablet), të zgjedhin një softuer të certifikuar, një mirëmbajtës të softuerit, një printer të thjeshtë dhe internet të pandërprerë.

Ndërkohë bizneset e vogla mund të vijojnë të përdorin portalin Self Care. Nëpërmjet kësaj reforme administrata tatimore merr informacion në kohë reale për të gjitha transaksionet që kryhen, dhe mbi to realizon analizat e riskut mbi bizneset. Në këtë mënyrë është më e lehtë identifikimi i abuzimeve dhe nga ana tjetër ulet numri i kontrolleve në terren nga inspektorët sepse kontrollet bëhen nga zyra.

Aktualisht sipas të dhënave të tatimeve janë 23,345 biznese të Fiskalizuara dhe 21,946,945 fatura të Fiskalizuara që prej 1 janarit të këtij viti.  Ndërsa nga 1 Shtatori administrata tatimore do të nxjerrë punonjës të trajnuar në terren për të asistuar bizneset në zbatimin e kësaj reforme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja