Çmimet e biletave në Teatrin e Kukullave kanë pësuar rritje.

Njoftimi është bërë nga Teatri i Kukullave ku përmes një postimi në rrjetet sociale, informon publikun se, duke filluar nga sot, çmimet e biletave për shfaqjet kanë pësuar ndryshime, ndërsa bileta më herët ka qenë 100 lekë të reja personi.

Çmimi i biletës për shfaqjet e repertorit do të jetë 300 lekë të reja, për premierat 500 lekë, për shfaqjet për të rinj 600 lekë dhe për spektaklet dhe galat 800 lekë të reja.

Njoftimi i Teatrit të Kukullave mbi çmimet e reja të biletave:

'Çmimet e reja të biletave për shfaqjet tona, do të jenë:

Shfaqjet e repertorit: 300 lekë

Premierat: 500 lekë

Shfaqjet për të rinj: 600 lekë

Spektakle/ Gala: 800 lekë