Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit

Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit

Foto ilustruese

Gjatë viteve të fundit statistikat kanë treguar se shumë gra janë diagnostikuar me kancer gjiri.

Kontribuesja mjekësore Nicole Saphier, në “Fox & Friends” ka folur mbi rrezikun në rritje të kësaj sëmundje, si dhe ka treguar disa ushqime që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e prekjes nga kjo sëmundje.

“Faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e gjirit përfshijnë gjininë (të jesh femër), moshën dhe trashëgiminë e një mutacioni gjenetik”, tha Saphier.

Megjithatë, ajo theksoi se ka edhe shumë faktorë të jashtëm që mund të ndikojnë, të tilla si toksinat mjedisore që gjenden në ushqime dhe produkte të tjera.

Ushqimet që mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit

Spinaqi
Gjethet e spinaqit përmbajnë karotenoidë, të cilët janë mikronutrientë që janë shoqëruar me një rrezik të reduktuar të kancerit të gjirit.

Hudhra
Disa hulumtime kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë rregullisht hudhër kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit. Substancat aktive në hudhër mund të pengojnë rritjen e kancerit dhe të vrasin qelizat e kancerit, megjithëse nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këtë hipotezë.

Boronica
Një studim i fundit tregoi se flavonoidet që gjenden te boronicat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit dhe të rrisin efektivitetin e trajtimeve të kancerit. Po ashtu antioksidantët që gjenden në frutat dhe perimet e kuqe, blu dhe vjollcë janë shoqëruar gjithashtu me një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit dhe rikthimit të tij.

Salmoni
Studimet e kryera kanë  treguar se gratë që e konsumojnë peshkun shpesh kanë një rrezik 14% më të ulët për të zhvilluar kancer gjiri.

Shafrani i Indisë
Kjo erëz e zakonshme është treguar se ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe rrezikun e kancerit, raporton Saphier.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK