Tre mjekë shqiptarë që kanë ndërtuar karrierën e tyre jashtë vendit janë rikthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar sistemit shëndetësor, përmes Platformës “Mjekë nga Diaspora”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tre profesionistët kanë përvojë në institucione shëndetësore dhe akademike në Europë dhe Amerikën e Veriut dhe do të ushtrojnë profesionin në institucione shëndetësore në vend.
Ermelinda Bahollari, e specializuar në Mjekësi Interne dhe Kardiologji në Gjermani, i është bashkuar Spitalit Memorial Fier.
Ndërkohë, Mikel Kamami, i diplomuar në Itali dhe i specializuar pranë Spitalit Vita-Salute San Raffaele në Milano, është emëruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Në sistemin shëndetësor shqiptar rikthehet edhe Neritan Boriçi, i cili ka 25 vite përvojë profesionale dhe kërkimore dhe ka punuar së fundmi në institucione referente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se rikthimi i profesionistëve shqiptarë nga diaspora synon të sjellë në sistemin shëndetësor vendas dijet, eksperiencën dhe standardet e fituara gjatë karrierës së tyre jashtë vendit.
Platforma “Mjekë nga Diaspora” synon afrimin e profesionistëve shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit me sistemin shëndetësor shqiptar.
-
⭐⭐⭐⭐⭐ Dr. Neritan Borici eshte nje mjek shume i pergatitur, korrekt dhe i perkushtuar. Dallohet per profesionalizmin, saktesine dhe komunikimin e kujdesshem e njerezor me pacientet. Nje profesionist qe meriton vleresim dhe respekt maksimal.
Përgjigju -
Mendoj se këta mjekë që janë kthyer në Shqipëri kanë bërë mirë,por do të zhgënjehen shumë shpejt,sepse kushtet në spitalet shqiptare janë si nata me ditën po t’krahasosh me vëndet nga ata vijnë.A mund tu thonë ata se nuk ka ilaçe në spital,prandaj duhet t’i blini në farmacitë private jashtë spitalit ? Ose për të bër një analizë kur spitali nuk ta ofron sepse mungojnë reagentët dhe familjarve të pacientit t’ju thuhet duhet ta bëni në një laborator privat etj,etj.Ata do ta kenë shumë të vështirë ta përballojnë gjëndjen në të cilën është katandisur sistemi shëndetësor në Shqipëri dhe do kthehen andej nga kanë ardhur.Jo më kot ministria e shëndetësisë u largua nga detyra e ministres.Ajo nuk e përballoi dot korrupsionin e vartësve të saj dhe derexhen ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar dhe e zhgënjuar nga vëndi i saj u largua.
Përgjigju-
Ne spitalet perndimore,mund te kete me shume teknologji ,por jo me shume kujdes dhe perkushtim mjeksor!Mjeket shqiptar ,jane disa here me shume human dhe te perkushtuatr!
-










Komente
Komento