E diela ka qenë një ditë e gjatë feste për Interin. Zikaltërit e nisën që me sfidën Inter-Verona në orën 15:00 të mbyllur 1-1 kundër Verona-s. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit u organizua ceremonia festive e dorëzimit të titullit ku fillimisht të gjithë lojtarët dhe stafi zikaltër parakaloi në San Siro.

Më pas kapiteni Lautaro Martinez ngrti lart trofeun numër 21 në Seria A të zikaltërve. Festa në vijim u zhvendos në rrugët e Milanos. Me një autobuz të hapur skuadra përshkroi për 4 orë rrugën nga stadiumit deri në sheshin Duomo, ku skuadra ishte e rrethuar me tifozë të cilët brohorisnin. Nuk munguan as thumbimet ndaj rivalëve të Milanit. Fillimisht nga tifozët, më pas nga Calhanoglu dhe Thuram. Ky i fundit mbajtir një banderolë fyese ku bëhej ironi me derbit e fituar nga Milani këtë sezon, por që nuk i vlejtën në luftën për titull.

Në Duomo mbi 50 mijë tifozë festuan me skuadrën. Flakadanë e fishekzjarre mbajtën zgjuar qytetin edhe në orët e para të së hënës.