Reagon PS e Dibrës: Personi që u kap me lekë është eksponent i LSI! Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit

Qytetari që u kap të enjten në Dibër me para për të blerë vota nuk është i Partisë Socialiste, por i LSI-së. Kështu ka deklaruar Shtabi Elektoral i PS Dibër, në një informim për opinionin publik ditën e sotme.

'PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.

Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.' përfundon deklarata.


Lajmi kryesor:

U kapën me lekë dhe fleta votimi në makinë, arrestohen dy të rinjtë! Reagon PS Dibër: Janë eksponentë të LSI-së! Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja e territorit, ju duket i drejtë dënimi deri ne 15 vite burg për ata që ndërtojnë pa leje?



×

Lajmi i fundit

John

'Si më ndodhi kjo?' Ja pse mund të prekeni nga COVID-19, edhe pasi jeni vaksinuar