Nga studimet për veterinari tek
“Qendra Artizanale Margarita”

Nga studimet për veterinari tek<br />“Qendra Artizanale Margarita”
Adelina Theodhori është një 53 vjecare plot pasion, e lindur dhe e rritur në Berat - qyteti i trashëgimisë kulturore të UNESCOs - i njohur për historinë e lashtë dhe zejet tradicionale. Adelina vjen nga një familje artizanësh Beratas. Në moshën 10 vjecare ajo mësoi nga gjyshja artin e qëndisjes, dhe fi lloi të kombinonte gjilpërat me fijet shumëngjyrëshe në realizimin e motiveve mbi pëlhurë. Në vetëm disa vjet, qendismat e Adelinës morën famë në Berat, dhe ajo nisi të marrë porositë e para të paguara për paja nusesh. Adelina studioi për t’u bërë veterinere, por përfundoi duke bërë punë të ndryshme gjatë viteve të tranzicionit në Shqipëri, kur kohët ishin të vështira dhe gjetja e një pune të qëndrueshme jo e lehtë. E vetmja gjë që nuk ndryshoi në ato vite ishte pasioni i Adelinës për qëndisjen, i cili shpesh bëhej burimi i të ardhurave që Adelina përpiqej të siguronte për familjen e saj.

Sot, Adelina është jo vetëm një qëndistare me përvojë, por edhe një aktiviste e përkushtuar, e cila me sakrifica e përpjekje të panumërta ka realizuar një prej ëndrrave të saj: hapjen e “Qendrës Artizanale Margarita” - zyrtarizuar dhe regjistruar në korrik të vitit 2015 – fi llesat e së cilës datojnë që nga shtatori i vitit 1993! “U deshën katër muaj ece-jakesh nëpër Berat për të gjetur dhe listuar artizanët më të talentuar të qytetit. Këmbët m’u enjtën kalldrëmeve teksa trokisja derë më derë e shtëpi më shtëpi. Mbaj mend, ka pasur ditë kur më është dashur të blej fasho për këmbët e lënduara”, - thotë Adelina, me një buzëqeshje të butë në fytyrë.

Në fund të katër muajve, Adelina listoi rreth 50 artizanë, 60% e të cilëve gra, të talentuar në zeje të ndryshme, si qëndistarë, kashtë punues, dru e gur gdhendës, e argjendarë bizhush. Së bashku ata kanë marrë pjesë në panaire e ngjarje të ndryshme, brenda e jashtë vendit, duke mbajtur gjallë shpirtin artizan të Beratit. Në pranverë të vitit 2015 RisiAlbania, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, organizoi në Berat konkursin “RisiTuristike” - një event për të stimuluar industrinë e turizmit - ku “Qendra Artizanale Margarita” mori pjesë me një propozim, i cili nuk u përzgjodh ndër fituesit. “Nuk u mërzitëm nga ‘humbja’ …sinqerisht; ishim të lumtur që na u dha mundësia për të ndarë me të gjithë në Berat idetë dhe produktet tona” - thotë Adelina. Por edhe pse nuk fituan një cmim, Adelina dhe miqtë e saj përfituan nga ata që u shpallën fitues në konkurs! Dy prej tyre i ftuan artizanët në trajnime mbi teknikat e shitjes dhe modelet e reja artizanale, duke nënkontraktuar Qendrën Margarita për prodhim suveniresh të reja, për Qendrën e Interpretimit Turistik në Berat, e cila erdhi në jetë me mbështetjen e çmimit Risi Turistike.

Si rezultat, artizanët përmirësuan aftësitë dhe rafinuan artin e tyre në zejet përkatëse, ndërsa 40 persona u punësuan për 5 muaj, 20 prej të cilëve vajza. Shitjet e Qendrës Margarita u rritën me 40% dhe produktet aktualisht mbushin vitrinat e Qendrës së Interpretimit Turistik në Berat, nga ku turistët mund t`i blejnë e njëheresh të marrin informacion mbi traditën e vjetër dhe larminë e zejeve artizanale Beratase; ata gjithashtu mund të vizitojnë artizanët nëpër punishtet e tyre. Për Adelinën ky është fi llimi i realizimit të një tjetër ëndrre; tradita artizanale e Beratit gjallon, ndërsa artizanët zhvillojnë më tej artin e tyre, duke jetuar prej tij, dhe duke jua pasuar këtë art brezave të ardhshëm.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja