Nga Tahiri, tek Dajti, Lul Berisha e Arben Grori, dosjet që Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë me përparësi

Nga Tahiri, tek Dajti, Lul Berisha e Arben Grori, dosjet që Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë me përparësi

Dritan Dajti dhe policët që vrau

Ka shumë çështje penale që vijojnë të mbeten stok në Gjykatën e Lartë dhe sot e kësaj dite ende nuk janë gjykuar. Këto dosje të karakterit penal, duhet të gjykohen me urgjencë dhe të marrin një zgjidhje konkrete, pasi qëndrimi në pluhur i këtyre çështjeve, ka sjellë dhe do vijojë ti japë mundësi të artë për lirimin nga burgu të personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot në Gjykatën e Lartë ka 36 mijë rekurse që presin të shqyrtohen nga tre gjyqtarët e zgjedhur së fundmi pranë këtij dikasteri drejtësie. Të tre gjyqtarët kanë filluar punën për shqyrtimin e rekurseve penale, por ende nuk kanë një listë të dosjeve emergjente që ata duhet të gjykojnë. Edhe pse shumë dosje të personazhe të fortë janë në pritje për gjykim në gjykatën e Lartë, shumë prej emrave të rëndësishëm të botës së krimit tashmë janë liruar ose së fundmi kanë depozituar kërkesën për lirimin në Gjykatën e Lartë.

Po ka dhe çështje të tjera si ajo e dosjes “Tahiri” që edhe pse pritet të ushtrohet rekurs nga të dyja palët, gjykata e Lartë duhet ta shqyrtojë me urgjencë dhe të japë një zgjidhje definitive për të përfunduar këtë proces gjyqësor të tejzgjatur dhe me shumë pritje nga Shqiptarët. Një rekurs tjetër shumë i rëndësishëm për tu shqyrtuar me urgjencë është ai i Dritan Dajtit, i regjistruar në sekretarinë e kësaj gjykatë në 5 prill 2019. Rekursin e ka depozituar Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar nga Gjykata e Lartë të prishë vendimin e Apelit që dënon Dajtin me 25 vite burgim dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, që dënon Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, për 4 vrasje të policëve dhe 1 plagosje.

Tashmë kur çështja e Dajtit është në pritje për tu gjykuar në Gjykatën e Lartë,nga ana tjetër vetë i dënuari Dritan Dajti nga Elbasani, kryen bashkimin e dënimeve dhe përgatit rrugën për tu liruar me kusht. Do vijë koha që Dajti do lerë qelinë dhe Gjykata e Lartë ende nuk do ketë marrë në shqyrtim rekursin për dënimin e tij përfundimtar me 25 vite burgim apo me burgim të përjetshëm. Me sa duket ky vendim përfundimtar do merret atëherë kur Dritan Dajti të lirohet nga qelia. E njëjta situatë mendohet se është edhe për të dënuarin tjetër me burgim të përjetshëm Arben Grori. Ky i fundit në 2019 ka arritur të kthejë për rishikim gjyqësor dosjen e dënimit me burgim të përjetshëm, ku vendimi është marrë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.

Megjithëse prokuroria ka qenë kundër dhe mësohet të ketë ushtruar rekurs në gjykatën e Lartë,sërisht kjo gjykatë nuk është mbledhur një herë të vetme për të rishikuar këtë çështje dhe marë një vendim përfundimtar. Tashmë Grori është duke zhvilluar procesin gjyqësor në gjykatën e Tiranës, duke synuar të dënohet me 25 vite burgim për vrasjen e Naim Zyberit.Nëse ky dënim jepet nga gjykata, automatikisht Arben Grori lirohet nga qelia,pasi këtë periudhë dënimi ai tashmë e ka vuajtur në burg. Një tjetër dosje që duhet të meret në shqyrtim nga gjykata e Lartë dhe s’duhet lënë ende në pritje është rekursi që flet për lirimin me kusht të Lulzim Berishës.

Prej 30 dhjetorit 2016, në sekretarinë e gjykatës së Lartë është regjistruar një rekurs që edhe pse kanë kaluar gati 3 vjet e gjysëm ende nuk është marrë në shqyrtim, për të vendosur përfundimisht nëse Lulzim Berisha duhej të lirohej me kusht ose jo. Prej vitit 2016 Lulzim Berisha i dënuar me 25 vite burgim, qëndron si person i lirë në Durrës, madje ka hapur dhe disa biznese në këtë qytet. Ndërkohë çështja e tij për lirimin ose jo me kusht, prej dhjetorit 2016 vijon të qëndrojë e hapur në Gjykatën e Lartë. Një tjetër rekurs është ai i depozituar nga prokuroria e Durrësit që bën fjalë për Viktor Ymerin e Vlorës.

Momentalisht ky i fundit është liruar nga gjykata e Elbasanit, por një rekurs kundër tij i depozituar në Gjykatën e Lartë vijon të jetë ende i hapur. Në këtë rekurs prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të Ymerit për vrasjen në Durrës të Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Një tjetër rekurs që duhet të shqyrtohet me urgjencë është ai që bën fjalë për dënimin e Sokol Mjacaj nga Dukagjini i Shkodrës. Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve në Dukagjin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari