Artistja domenikano-spanjolle e Hip Hop-it do të këndojë për herë të parë për publikun shqiptar. Ajo do të prezantohet me dy koncerte të dielën 27 maj, në orën 18.00 te Reja në kuadër të II The Cloud festival, dhe të hënën, 28 maj, në orën 20:00, në sheshin kryesor të Maliqit, Korçë, me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian “Komunat për Evropën”, njofton ambasada spanjolle.
Arianna Puello është nominuar për 2 çmime Grammy Latine në 2016 dhe në Shqipëri ajo do të performojë këngët e produksionit të saj të ri “Hardcore y Feroz”. Ajo është e para femër e hip hopit në industrinë spanjolle të muzikës dhe një prej prej figurave më të spikatura të brezit të saj.
Aktualisht ka 7 albume të prodhuara dhe shkel fuqishëm në çdo vend ku shpie muzikën e saj, duke lënë gjurmë në pjesën më të madhe të Evropës, Amerikës Latine dhe Shteteve të Bashkuara.
Hip Hopi është një mënyrë për të transformuar dhimbjen, errësirën e jetës, në art.
Arianna Puello
Këto koncerte do të na lejojnë të njohim pak nga arti i saj. Organizatorët njoftojnë se hyrja është gratis dhe e hapur për të gjitha llojet e publikut.
..komunitei Europian..,ne vend qe t'i shpenzoje keto Para kot..le ti kishte investuar ne infrastukture e Shkolla..ose duke hapur vende pune e
Përgjigju