Nga Ukraina në Tajvan: A mund të parashikojë vërtet softueri rezultatin e një lufte?

Nga Ukraina në Tajvan: A mund të parashikojë vërtet softueri rezultatin e një lufte?

Foto ilustruese

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me kundërsulmin e fundit të Kievit, dhe tensioni rreth Tajvanit e kanë rritur në mënyrë dramatike nivelin e vigjilencës gjeopolitike. Në një skenar global, në të cilin rreziku i konflikteve të armatosura edhe midis superfuqive nuk përfaqëson më një mundësi të largët, është e pashmangshme që një vëmendje gjithnjë e më e madhe t’i kushtohet softuerit parashikues, që vlerëson se cila ushtri ka shanset më të mëdha për të pasur sukses në luftë apo në një betejë të caktuar.

Një nga më të njohurit është MCOSM (akronimi i Modelit Statistikor të Operacioneve të Mëdha Luftarake), i zhvilluar në Monterej të Kalifornisë për llogari të Kolegjit të Luftës Detare. Ky sistem përdor të dhëna nga 96 beteja dhe fushata të mëdha ushtarake, që janë zhvilluar që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, për të vlerësuar shanset e suksesit të forcave kundërshtare në një konflikt.

Në dallim nga sistemet e inteligjencës artificiale të bazuara tek koncepti i makinës mësimore, ky model parashikues përdor shumë nga vlerësimet njerëzore. Përdoruesit duhet të vendosin vlerësimin e mbi 30 parametrave, përfshirë nivelin e trajnimit të forcave në terren, fuqinë e tyre të zjarrit, logjistikën, vendimmarrjen etj.

Pra algoritmi është i kufizuar në dhënien e mbështetjes për ushtrinë që e përdor atë, dhe që për të përfituar sa më shumë nga sistemi, duhet të kenë njohuri të plotë mbi aftësitë të kundërshtarit. Siç shpjegohet në “The Economist”, krijuesi i MCOSM, XhonSarneki, dha një notë shumë të ulët (1 në 7 pikë) në vlerësimin e mundësive të suksesit të Rusisë në përpjekjen fillestare për të pushtuar Kievin, si dhe mbi aftësitë vendimmarrëse të kupolës së ushtrisë së Putinit.

Edhe në bazë të këtij votimi, sistemi MCOSM i vlerësoi shanset e Moskës për të pasur sukses si “shumë të dobëta” (2 nga maksimumi prej 7 pikësh) dhe “mjaft të larta” (5 nga 7) shanset e ushtrisë ukrainase për të mbrojtur qytetin. Një vlerësim që rezultoi të ishte i saktë, duke qenë se Rusia u detyrua të braktiste përpjekjet për të pushtuar Kievin.

Nëse MCSOM është një sistem përcaktues (duke futur të njëjtat parametra, mund të merrni gjithmonë të njëjtin rezultat), dhe mbështetet shumë në vlerësimet njerëzore, softuerët e tjerë funksionojnë sipas logjikave të ndryshme dhe më të rafinuara. Për shembull, “Brawler AirCombat Simulation”, është një sistem simulimi i luftës ajrore i prodhuar nga “ManTech”, një kompani e specializuar në softuerët ushtarakë.

Duke analizuar të dhënat e performancës së një avioni specifik, si dhe radarin e pranishëm në tokë, raketat tokë-ajër të armikut, lartësinë në të cilën po fluturonin, praninë e reshjeve të shiut dhe elementë të tjerë, ky sistemi është në gjendje të vlerësojë se çfarë manovre do të ishte në gjendje ta shpëtonte një avionë amerikan F-16 nga ndjekja e një rakete ruse S-400.

Duke e përsëritur këtë simulim pa pushim, është i mundur edukimi i pilotëve me atë se cila sjellje ka më shumë gjasa të ketë sukses në rastin e një konflikti ajror. Por nëse disa nga elementët e konsideruar nga “Brawler” janë objektivë (performanca e avionit apo shpejtësia e raketës), të tjerët rrezikojnë që në përpjekje për të qenë sa më të saktë, të fusin variabla në sistem, të cilat janë pothuajse të pamundura për t’u vlerësuar, përfshirë aftësitë e pilotëve. “Ato që vijnë nga demokracitë konsiderohen si më kreativë se ata nga regjimet autoritare, ku dekurajohet iniciativa personale”- shkruan gjithashtu Economist. Një vlerësim që nga ana tjetër rrezikon të jetë shumë subjektiv dhe viktimë e paragjykimeve.

Pavarësisht kufizimeve të mundshme, nuk përdoret vetëm nga ushtria amerikane, por edhe nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, Brawler dhe në një version më të thjeshtëzuar nga ushtritë e Tajvanit dhe Koresë së Jugut. Mjeti më i avancuar (por ende në fazën e planifikimit) është ndoshta “Pioneer”, një sistem mbi të cilin po punon “Bohemia InteractiveSimulations”, një kompani e blerë së fundmi nga gjiganti britanik i armatimeve BAE, që e cilëson atë “një metavers mbrojtës”.

Ky sistem mund të simulojë sjelljen e ushtarëve (duke vlerësuar doktrinën ushtarake të ndjekur nga ushtria e tyre), tankeve, anijeve dhe avionëve, duke marrë parasysh edhe terrenin në të cilin ata duhet të lëvizin, motin, armët e përdorura dhe shumë parametra të tjerë.

Pasi ka kryer disa qindra simulime në kushte të ndryshme, softueri “Pioneer” është në gjendje të sugjerojë se si dhe në çfarë kushtesh të kryhen operacione të caktuara ushtarake. Si gjithnjë në rastin e modeleve probabiliste, asnjë parashikim nuk rezulton të jetë tërësisht i saktë kur testohet në terren, dhe të panjohurat që asnjë sistem (ose i përgjithshëm) nuk ka qenë në gjendje që t’i parashikojë rezultojnë të jenë shumë thelbësore.

Megjithatë, këto sisteme po përhapen në nivelin e mbështetjes strategjike, dhe është e lehtë të parashikohet se ato do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Me shpresën utopike, se një ditë ushtritë do të përplasen vetëm në simulime kompjuterike tejet të detajuara. / “La Repubblica” – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave