Nga Valbona në Theth dhe Nivicë/ Faqja e njohur britanike: Shijoni udhëtimet mahnitëse në Shqipëri

Nga Valbona në Theth dhe Nivicë/ Faqja e njohur britanike: Shijoni udhëtimet mahnitëse në Shqipëri

Ky vend është mahnitës, larg turmave të zhurmshme, shkruan faqja e njohur britanike e turizmit active-traveller, që sjell përshtypjet e atyre që i kanë vizituar këto vende.

Kanioni i Nivicës
Fshati i Nivicës, në krahinën e Kurveleshit në jug të Shqipërisë, është relativisht pak i njohur, madje edhe prej alpinistëve shqiptarë. Grupi që takova natën e qëndrimit tim në një bujtinë vendase, kishte vite eksperiencë alpinizmi në Shqipëri dhe ishte deri diku i habitur nga fakti se unë, një alpinist anglez në vizitën time të parë në vend kisha hasur në këtë zonë mahnitëse të paprekur, larg nga turmat e zhurmshme.

Mua më solli këtu Drive Albania, një kompani që ofron ture të cilat të çojnë udhëtarët në vende më pak të vizituara, duke kombinuar kulturën me aventurën ”off road” në një Lada Niva 4 x 4 fringo të re. Arsyeja kryesore për mungesën e vizitorëve në të shkuarën ishte mungesa e rrugës, por me ndërtimin e një rruge të re që të çon në fshat, gjërat duket se po ndryshojnë.

Jeta në fshat ndjek një rrjedhë të qetë që reflekton rëndësinë e bujqësisë dhe traditave, por arsyeja se pse ju vini këtu është alpinizmi në thellësinë e kanioneve të mrekullueshme. Unë kam eksploruar kanione si Grand Canyon, Colca, Fish River dhe Nivica edhe pse jo aq e madhe dhe e thellë mund të krahasohet lehtësisht me to për madhështinë dhe terrenin e thyer si edhe mungesën e njerëzve që e bën akoma dhe më tërheqëse.

Aty gjenden gjithashtu shpella të fshehura dhe ujëvara që mund të zbulohen gjatë ngjitjes sfiduese për në majën e malit 2,121 metra të lartë të Kenrevicës.

Duke pasur kohë të kufizuar, vetëm një ditë e një natë në fshat, unë vendosa të bëja një ecje relativisht të lehtë, por që ja vlejti, deri në kanion. Nata që kalova në vendin e quajtur “Shtëpia e Kanionit”, ishte padyshim pjesa më e mirë e udhëtimit tim.

Një bujtinë që drejtohej nga Petriti dhe familja e tij. Duke qenë se turizmi është relativisht i ri dhe në kërkim të kënaqësisë së vizitorëve, u surprizova shumë nga ngrohtësia e mikpritjes (Shqiptarët janë cilësuar si njerëzit më miqësorë në Europë), dhomat e pastra dhe të rehatshme, banjot pa asnjë papastërti, darka me katër pjata pa përmendur pamjen e mrekullueshme pak hapa më tutje. Dhe nëse je pak me fat mund edhe të shohësh kalin e qyqes një shpend i cili ka Shqipërinë si një prej të paktëve vendpushimi në Europë.

Darka i dha një kuptim të ri ushqimit të ngadaltë pasi gjithçka ishte e marrë, pjekur, rritur apo kultivuar në zonat përreth si edhe kishte me shumicë nga të gjitha, ushqimi nuk ndahej me racione këtu. Pjatat me supë duke u derdhur, pjata shumë të mëdha me mish qengji dhe patate të skuqura, sallata të freskëta të lara mire si edhe raki pa limit.

Nga Valbona në Theth
Udhëtimi nga Valbona në Theth, në Alpet Shqiptare, “Bjeshkët e Namuna” në Shqipërinë Veriore kanë qenë në radarin e udhëtuesve prej ca kohësh dhe me të drejtë. Nëse kërkon pushime me ecje piktoreske në këmbë, ndërthurur me jetën tradicionale të fshatit atëherë ky fshat akoma jo shumë i vizituar i plotëson të gjitha kushtet.

Për të shkuar në Valbonë njerëzit zakonisht përdorin udhëtimin 3 orësh me traget në liqenin e Komanit i cili është padyshim një prej pikave më tërheqëse në Shqipëri. Në vend se të ngjitesh, këtu do të kalosh përmes një pamje spektakolare malore, si në fjordet norvegjeze, malet që zhyten në ujë të qetë pasqyrë, ngjyrë blu të thellë. Të gjitha këto tepër fotozhenike.

Mënyra më e thjeshtë është duke marrë pjesë në një tur që fillon në Shkodër (disa orë larg nga Tirana dhe porta hyrëse në veri) ku organizohet udhëtimi klasik tri ditë dhe dy netë. Një ditë nga Shkodra në Valbonë që përfshin dhe udhëtimin me traget, një ditë duke ngjitur ngushticën nga Valbona për në Theth dhe më pas kthimi në Shkodër. Megjithatë, është e thjeshtë të zgjatësh qëndrimin me disa shëtitje ditore mbresëlënëse nga Valbona së bashku me disa shëtitje në Theth.

Bujtina ime në Valbonë ishte një tjetër surprizë e këndshme, nuk jam e sigurt çfarë prisja, por sigurisht që jo tualete brenda në suitë dhe dushe me një presion uji që do habiste edhe amerikanët, sasi të mëdha ushqimi të përgatitura në shtëpi, pronarë bujtine që flisnin një anglishte të shkëlqyer dhe sërish, mjaftueshëm raki për të ardhur në qejf.

Edhe pse u zgjova herët në mëngjes, valixhet e mia ishin ngarkuar në një kalë të vogël, që mund të mbante deri në 20 kilogramë. Kali dhe pronari i tij veshur me kostum (u mrekullova kur pashë se shumë vendas dhe barinj vishnin kostume) do na prinin rrugën për të çuar valixhet e mia në Theth dhe do ktheheshin sërish në të njëjtën ditë, sigurisht pa u lodhur fare. Për shekuj me radhë, ngushtica e Valbonës ka lidhur luginat akullnajore të Valbonës me Thethin dhe mund të kalohet vetëm gjatë verës, për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Fillohet shumë kollaj duke ecur përgjatë luginës së rrafshët për rreth 6 kilometra derisa arrin në Rrogam, fshati i fundit nga ku shtegu ngjitet drejt një grumbulli të madh me lugina alpine, të formësuara nga rrëpira shkëmbore dhe pëlhura gjethesh të arta dhe të ndryshkura vjeshte. Nuancat e shumta të së kuqes, së verdhës, së purpurtës dhe ngjyrës kafe nuk kishin fare të bënin me një qiell të paanë blu dhe pa re. Ky është lloji i shëtitjeve që më pëlqen.

Itinerari, një rrugicë e thjeshtë barinjsh, ishte i lehtë për t’u përshkuar, edhe pse kishte shumë tabela dhe shenja të kudogjendura ngjyrë të kuqe dhe të bardhë të cilat mund t’i ndiqje. Me mua ishte dhe një udhërrëfyes, kështu që nuk kisha pse shqetësohesha për asgjë.

Nuk ishte nevoja të mbaje shumë ujë me vete, pasi sa fillova të kisha etje, në një lartësi prej 1 450 metrash, ndodhej bar ”Simoni”. Ai gjendej në një pikë mjaft të përshtatshme pranë burimeve të bollshme të Valbonës ku mund të mbushja shishen time të ujit dhe të blija një kanoçe me koka-kola dietike, përfitimet e kësaj të fundit u zhdukën nga disa petulla të sapo përgatitura, shumë të shijshme për t’u rezistuar.

Rruga tashmë largohet nga pyjet dhe zig-zaget e thepisura drejt zonës shkëmbore alpine që arrin kulmin në ngushticën e Valbonës. Vendndodhja spektakolare e ngushticës (përafërsisht 1800 metra) ofron pamje mbresëlënëse të Lugut të Valit nga ana e Valbonës, luginës së lumit të Shalës dhe ngushticave diagonale të deleve dhe Radohimës që ngrihet mbi Thethin.

Ishte një vend i përsosur për të ngrënë drekë. Është një praktikë e shpeshtë për bujtinat në Shqipëri që të përgatisësh vetë drekën tënde të piknikut, gjë që më pëlqeu. Bukë e bërë në shtëpi dhe djathë, domate, kastraveca e vezë të ziera të shërbeheshin pas mëngjesit në mënyrë që të përgatisje sanduiçin tënd të mbështjellë me një letër alumini.

Maja e ngushticës ishte një vend për udhëtarët guximtarë që donin të ngjiteshin në një majë shkëmbi të thiktë me dronat e tyre për të bërë foton finale. Unë zgjodha që thjesht të vëzhgoja, por mund ta kisha bërë nëse nuk do ishte për zhurmën bezdisëse të dronit që ngacmonte paqen dhe mendimet e mia.

Pas drekës ne shijuam zbritjen nga mali nga fshati i Thethit (859-900m) duke shkelur nëpër pyjet me bredha dhe mështekna. Për komoditetin tuaj ndodhet një vendpushim tek i cili mund të mbushni një shishe me ujë nga një përrua i afërt dhe pse jo dhe të provoni shijen tipike të zonës, flinë, një byrek tradicional shqiptar i bërë me peta, shumë gjalpë dhe me ajkë qumështi.

Nuk do të humbisni shumë peshë në këtë lloj alpinizmi nëse njësoj si unë do të provini atë që njihni si xaxiqi, që është ajkë me speca turshi me përmbajtje të lartë yndyrash. Nuk e kuptova pse njerëzit e tjerë thjesht provonin një copë buke ndërkohë që unë e leva një fetë të tërë.

Nga vendpushimi ju kaloni nëpër livadhe dhe here pas here do keni fatin të këpusni qershi dhe fruta pylli të egra duke shijuar dhe pamjet mbresëlënëse.

Thethi
Thethi është fshati më i ruajtur në Alpet Shqiptare, aty ku gjenden shtëpitë prej guri katolike te dokumentuara dhe në shumë foto, ndërtuar në vitet 1700 dhe restauruar së fundmi.

Pa dyshim falë pozicionit gjeografik të tij, shtëpitë prej druri me çati prej tjegulle dhe kulmet e tyre me gëlqere të tilla si Radohima dhe Harapi bëjnë që t’ia vlejë qëndrimi dhe disa ditë më tepër për alpinizëm për të parë kullën e Gjakmarrjes, ujëvarën e Grunas si dhe Syrin e Kaltër. Kulla e Gjakmarrjes është përdorur në të shkuarën si një vend arratie ndaj gjakmarrjes së vazhdueshme për ata që kryenin vrasje të cilët izoloheshin në kullë për 15 ditë në pritje të vendimit për hakmarrje nga familja e viktimës dhe të moshuarit e fshatit. Syri e Kaltër është një rezevuar natyror me temperaturë 8,0 gradë Celsius dhe në një vendndodhje si në përralla i rrethuar me pyje të dendura deri në fund të Kanionit të Grunas.

Përvoja ime ishte një pasqyrim i qartë i asaj çka mund të ofrojë Shqipëria. Koha ideale për ta vizituar është gjatë periudhës shtator-tetor, kur koha është e ngrohtë me më pak njerëz dhe me çmime të ulëta. Me plazhe të virgjëra dhe ujëra të smeraldtë, vija bregdetare prej 476 km të ofron mundësinë për pushim dhe relaksim.

Me më shumë se një dhjetëvjeçar destinacion turistik në rajon, Shqipëria nuk duhet të mbetet më toka e pashkelur për me gjatë. Aktualisht vizitohet nga gjermanët dhe zviceranët të cilët rikthehen çdo vit, kështu që bëni planet më mirë vonë sesa kurrë.

Për ata që duan sfidat Shqipëria me fqinjët e saj Kosovën dhe Maqedoninë janë të lidhura përmes rrugës prej 192 km për hiking në Bjeshkët e Namuna. Kjo rrugë është e lidhur dhe me pjesën tjetër të rajonit nga Slovenia deri tek ne që krijon Via Dinarica prej 1 000 miljesh. Diçka më shumë për ju udhëtarë aventurierë dhe kjo shëtitje e mrekullueshme që unë provova do të mbetet në listën e udhëtimeve e mia të paharrueshme./lexo.al

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë