'Dera e QKB-së s'do jetë më e hapur', Rama: Vitin e ardhshëm mund ta regjistroni biznesin nga shtëpia

TIRANE-Nuk do të ketë më sportele. Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të përjavshëm të bashkëqeverisjes u shpreh se brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm Qendra Kombëtare Biznesit nuk do të presë më qytetarë për regjistrimin e biznesit, por tashmë do të nisë regjistrimi online i subjekteve. Vërtetimet apo dokumentet shtetërore që do t’u duhen qytetarëve, kryeministri Rama tha se do t’i marrin nga administrata që është punësuar enkas për atë punë. "Jam besimplotë se brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, ne do të mbyllim të gjitha sportelet, në një masë shumë të madhe, për aplikimet. Cikli i mbyllur i shërbimit, që ta marrësh shërbimin komplet në telefon, do kërkojë akoma investime të mëdha dhe kohë.

Ka shumë shërbime që mund të merren në telefon të plota, për shembull nuk do i themi më njerëzve shkoni tek QKB-ja, rrini në radhë që të regjistroni biznesin. QKB me derë të hapur për të regjistruar biznes s’do ketë më, biznesi të regjistrohet drejtpërdrejt nga shtëpia dhe të marrë përgjigjen drejtpërdrejt nga shtëpia. Kemi bërë revolucion me nënshkrimin elektronik, me vulat elektronike, kështu që s’ka nevojë fare për t’i thënë dikujt nisu nga Shkodra, nisu nga Vlora, nga Korça për të zgjidhur një problem që fillon me aplikimin.

Natyrisht që jo të gjitha mund të bëhen menjëherë, por 90% mund të bëhen menjëherë. Përshembull, Kadastra që është një problem shumë i madh, po e studiojmë dhe absolutisht aplikimet do të bëhen të gjitha online brenda vitit të ardhshëm. Kjo do të ndryshojë gjithçka dhe do të mbarojë historia e ecejakeve, do mbarojë historia e letrave dhe e dosjeve pa fund. Shumë nga ata që u pyetën në administratë për këtë hap të madh, që janë drejtues dhe përgjegjës, thoshin si do bëhet kjo, kur dosja për “X” gjë është “kaq e madhe”, si do futet në kompjuter. Në atë dosjen “kaq të madhe”, pjesa dërrmuese  janë letra shteti dhe ato nuk do futen fare në kompjuter. Në kompjuter do futen vetëm letrat e tua, ndërsa letrat e shtetit, ata që janë aty dhe marrin rrogën për këtë punë do shkojnë t’i gjejnë për qytetarin e zakonshëm, pa të njohur, pa ditur dhe pa patur mundësi t’i gërryejnë xhepin, për të marrë thjesht dosjen dhe për ta regjistruar.

Po punojmë edhe për pjesën tjetër, që kur të jetë gati licenca, autorizimi etj. të marrin qytetarin në telefon e ta lajmërojnë për ta marrë. Madje po studiojmë dhe mundësinë që, nëse do të duan t’ia sjellin në shtëpi, paguan një tarifë për postën dhe të vjen në shtëpi. Kështu merr fund historia e llumit dhe e zullumit me lloj-lloj njerëzish që nuk kanë për ta marr vesh kurrë çfarë do të thotë të shërbesh për qytetarin dhe çfarë do të thotë që qytetari të paguajë taksa për ty. Edhe korrupsioni në këtë nivel të zhduket. Nuk e korrupton dot kompjuterin.

Ndërkohë platforma do të hyjë në një fazë të, do të bëjë monitorimin e këtyre volumeve. Sot u bën kaq aplikime në një institucion, ato kanë data, kanë afate dhe në momentin kur vjen data dhe afati, kompjuteri do të nxjerrë shenjën e kuqe që ku aplikim nuk ka marr përgjigje. Nuk ka nevojë që qytetari të bredhë. Kjo është faza e revolucionit që ne po përgatitemi nga janari, hap pas hapi do fillojmë dhe besoj që brenda vitit të ardhshëm, - po e jap si afat maksimal, se unë shpresoj që shumë më shpejt dhe do të luftojmë për ta bërë shumë më shpejt, - ne do ta realizojmë" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë