VIDEO+FOTO/ Nga vizita te zyra Ramës, turi te Piramida dhe dhurata e veçantë, çfarë s’u pa nga ardhja e Macron në Tiranë

TIRANË- Për herë të parë një president francez vizitoi Shqipërinë, që prej 101 viteve marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Vizita e Emmanuel Macron zgjati dy ditë, 16 dhe 17 tetor, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilëson historike ardhjen e tij në Tiranë. Ai ka ndarë një video përmbledhëse nga vizita e Macron, që nga mbrëmja në Pallatin e Brigadave ku u nderua shkrimtari Isamil Kadare, tek vizita brenda kryeministrisë dhe zyrës së Ramës, tek turi në Piramidën e Tiranës dhe vilën e Enver Hoxhës që do të shndërrohet në rezidencë artistësh.

“MIRËMËNGJESI dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video duken edhe momente të veçanta të cilat i kanë shpëtuar ‘syrit të medias’. E tillë është vizita brenda në zyrën e Ramës, ku kryeministri i tregon Macron tavolinën e mbushur me lapustila e penela me të cilat pikturon gjatë takimeve. Më tej, ai i shpjegon se muri i zyrës është i veshur me letër murale në të cilën janë vendosur pikturat e realizuara nga vetë Rama.

Macron mori edhe një dhuratë të veçantë, një pikturë me gurë të realizuar nga Rama.

Rama: Kam diçka për ty në Pietra Dura. Është një teknikë e vjetër e mesjetës italiane për piktura me gurë.

Macron: Nuk qenka aspak e ashpër, është e integruar?

Rama: Po punohet pjesëz pas pjese.

Macron: E ke bërë ti?

Rama: Bashkë me miq artizanë. E kishim në koleksionin e familjes po menduam ta keni ju.

Macron bëri edhe një tur tek ‘Piramida’ ndonëse koha nuk ishte e mirë dhe binte shi. Por, Rama është treguar gentil duke i mbajtur çadrën presidentit francez, ndërsa nuk munguan as batutat.

Rama: Kubi blu atje lart është për Francën. Do të vendosim flamurin francez atje dhe do të sundojë piramidën.

Macron: Ah, maja e përgjegjësisë atëherë.

Kreu i qeverisë Rama e përcolli Macronin deri në aeroport, ku dy liderët u ndanë me një përqafim të ngrohtë mes tyre, me këtë vizitë historike që do forcojë më tej marrëdhëniet franko-shqiptare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2023 03:00

    Edhe nje here kjo vizite, me gjithe perpjekjet e sforcimet e te dy paleve,tregoi se Franca e Shqiperia jane afer njera-tjetres sac eshte Antarktida me to dhe vizita kishte te njejten temperature si kontinenti i akullt.Edhe nje here u provua qe asnjehere nuk e kemi kuptuar njeri-tjetrin,se sa per te dashur jo e jo dhe se asnje gje nuk na lidh!

    Përgjigju
  • visi: 18/10/2023 14:57

    Komentues shpellare qe po pellcisni nga inati....

    Përgjigju
  • Klevis: 18/10/2023 12:23

    O ti gazep pse flet kot. Rama nuk e di qe kane ngrene dardha nuk ka vjedh kurr nuk ka futur kurr hajduta ne tatime dhe dogana, kurr nuk eshte korruptuar, kurr ska favorizuar kriminela deputet, asnjehere ska pas dijeni kush grabit dhe ha fruta pas shpines se tij kurr ska ndej dhe promovuar xhepista. Asnje nga keta nuk i ka bere sepse ai eshte lideri i gjithe europes dhe i peqinit te qifes

    Përgjigju
  • Gazepi: 18/10/2023 11:40

    Spjegoja edhe pse u arratis Ahmetaj pasi e le te grabiste miljona euro dhe ti nuk e dije si gjithmone.

    Përgjigju
  • One: 18/10/2023 10:49

    Mbase jam gabim por ky sillet sikur eshte takim personal ne shtepine e tij dhe jo shteteror. Vihet re qe cileson veten dhe jo shtetin edhe ne dhuratat qe ben. Duket gjithcka shume e sforcuar duke dashur te tregoj mireqenie e cila stonon teresisht me gjendjen ekonomike te vendit. Disa shqipetar mbase do ndihen krenar nga shfaqja e dhene por me siguri lideret evropiane do kene ikur me pershtypjen se u kthyen nga nje takim me sulltanin.

    Përgjigju
  • Bim: 18/10/2023 09:31

    Dy arroganta te paepur qenkan takuar

    Përgjigju
    • linda: 18/10/2023 11:25

      Po cfare individesh mban kjo toke…ju eshte liruar gjuha dhe nuk dine te vleresojne por vetem te shajne….Por si mendon ti, me mire arrogante apo hipokrita dhe hajduta????????!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit