Nga vrasja e kunatit me bukë në gojë, te polici! Fisi i frikshëm Mërnica! Vrasësi, pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së votës së PD në 2021

Familja Mërnica, me të gjithë pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të akuzuar e dënuar për vrasje, nuk vjen për publikun, thjesht si një familje me kronologji ngjarjesh e aktesh kriminale. Por për shumë vite ata janë njohur si militantë të ashpër të opozitës, dhe së fundi pjesë në të ashtuquajtur Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e Votës, që u ngrit nga PD në vitin 2021.

“Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim.. Babai i Kiri Mërnicës ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë”, ka thënë Dukate Selimi.

Vetëm një dëshmi, nga shumë të tjerë që heshtin në fshatin Sulaj të Fierit, aty ku Mernicat për shumë vite kanë mbjellë frikë dhe terror. Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i vrasësit e policit ‘Shqiponjave’ në Fier Novruz Cenalinë, Azgan Mërnica, foli në “Pa Gjurmë”.

“Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje”, thotë nëna e Florianit.

Për këtë arsye familja e saj, por dhe shumë të tjera e kanë lënë fshatin Sulaj. Dukate thotë se ata nuk janë vetëm, ka të tjerë më armë e që nuk mund tu afrohesh.

“Nuk e mohoj që e njoh fisin dhe familjen Mërnica, janë familje e nderuar, janë demokratë, nuk e mohoj”, u shpreh Luan Baçi në Report Tv.

Kjo është foto që e deputetit Luan Baçi me Azgan Mernicën dhe fisin e tij. Në Sulaj i njohin jo vetëm për bëmat, por edhe si pjesë të  pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021.

Para Azganit, vëllai tjetër Kiri Mërnica bashkë me Sadri Selacin, në vitin 2019-të masakroi me thikë Florian Selimin, djalin e Dukates. E masakruan me thikë dhe trupin ia hodhën në një kanal, ku u gjet pas disa orësh kërkime. Të dy Mërnica dhe Selaci ndodhen në burg me nga 19 vjet burg.

"Në takimet me 2 mijë veta nuk e dimë se realisht pas 2 vjetësh do vrasi. Është fisi i madh në Fier. Historikisht ka qenë demokrat", thotë Saimir Korreshi.

Edhe deputeti Saimir Korreshi kur doli në Report Tv në ‘Sot Live në Shqipëri’ mbajti të njëjtin qëndrim si Luan Baçi në lidhje me Mërnicat që vrasin. Pas Baçit dhe Korreshit, Adriana Kalaja e Rithemelimit mori ne mbrojtje militantin, vrasësin e policit. “Nuk e vrau ai, ai thjesht shkrepi këmbëzën, tha Kalaja.

E gjitha duke se ka kuptim më shumë se një akt kriminal. Mërnicët, të mbështetur politikisht prej vitesh, kanë patur pushtetin për të terrorizuar e përzënë nga fshati çdo kënd që u dilte kundër.

Të ardhur nga Hasi në Fier, babai i tij, Petrit Mërnica, i cili kishte bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit, duket se nuk ka mundur të mos ua trashëgoi të bijve vrasjen. Djali i tij i madh ndodhet në burg në Gjermani.

Azgan Mërnica shtiu drejt e në kokë policin Cenali, bashkëfshatarin e tij, në një kohë kur në makinë ndodhej njeriu më i afërt, nëna e tij. Kur ai nuk e ndali armë në sy të nënës, askush tjetër nuk do ta stepte.

‘Të vrasin me gjakftohtësi, janë njerëz vrasës e kanë në gjak vrasjen’, thotë Dukate Selimi.

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi25252: 17/05/2024 08:46

    Si mund të jenë familje e nderuar me 3 vrasës në familje? Jo jo . Janë vrasës dhe kriminnela , janë kafshë të degjeneruara moralisht

    Përgjigju
  • Iris: 17/05/2024 01:41

    Familja e ketij eshte shperngulur nga Hasi ne Fier (kushedi si ka qene e kaluara e tyre atje)dhe kane sjelle me vete Kanunin dhe mendesine tij dhe kujtojne qe Sulaj,Fier eshte si Hasi dhe vendasit u larguan se erdhen cvendasit.Dhe tani zyrtareve te Rithemelimit,pas gjithe atyre fjaleve te mira qe thane,u ka mbetur vetem t'i bejne deputetet.Si do te thoshte Baci e Korreshi,sikur nje dite te bukur t'i kene kolege kuvendi keta Mernicat,se familja /e mire,militante/ duhet shperblyer per besnikeri?C'do te thoshin sikur ne vend te tyre te propozoheshin keta per deputet?! Jeni gati t'i lini karriget tuaja per /gjakun e ri besnik qe zjen/te Mernicave o z.Baci,z,Korreshi?

    Përgjigju
  • Nik: 16/05/2024 18:55

    Historikisht PD I ka perdor familjet qe Nuk pranojne te mendoj ne ndryshe, vazhdimisht duke sjelle urrejtje midis Shqipetareve edhe vella vrasje, rasti i fundit e tregon qarte mbeshtetjen per vrasjen e Policit edhe Burgimin e perjeteshem te nje te riu kriminel por qe Shum mire mund te ishte nje njeri i mir po te mos ishte helmos nga politika 30 vjecare e PD, e njejta politike qe ndiqet edhe nga armiqte shekullor te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Fieraku: 16/05/2024 18:25

    U linda dhe u rrita ne Fier dhe prej 27 vitesh jetjoj ne emigracion por , si ish antar i PD dhe aktivist qe me rrezimin e bustit te kriminelit Enver nuk eshte e veshtire te kuptohet perse PD-ja ne Fier humbet vazhdimisht.Kur mbeshtetesh dhe mbeshtet , perfaqson apo perfaqesohesh nga njerez te tille , populli distancohet. Deputeti i PD-se e quan familje e nderuar dhe demokrate , nje familje te tille.

    Përgjigju
  • Alo: 16/05/2024 18:21

    Një pyetje për gjoja deputetin : nqs kjo është familje e mire demokratike?? si do të jetë një familje e keqe ?

    Përgjigju
  • Une: 16/05/2024 18:03

    I frikshem?! Kalo njerin nga keto tipat ne litar ne mes te qytetit dhe e shikoni se ça lepujsh janë

    Përgjigju
  • Drejtesia: 16/05/2024 17:54

    Ky kriminel i lindur duhet te ishte vrarë aty dhe te ishte krijuar situata per ta vrare dhe per tja dërguar te vrare familjes qe te zinte mend... te shkonte drejtësia ne vend dhe te qetesoheshin shpirtrat e trazuar te shqiptareve nga këta rrugeçer.. mënyra si u be ishte kapitullim përpara nje rrugaçi... duhesh vrare dhe pikë...

    Përgjigju
    • Lui: 16/05/2024 21:42

      Asnje presje nuk i heq..

  • Mario: 16/05/2024 17:45

    Shteti duhet te beje punen e vet ketu. Nuk mundet qe nje familje me probleme te tilla te terrorizojne nje zone te tere. Kjo eshte e papranueshme.

    Përgjigju
  • Dani: 16/05/2024 14:28

    Grup i strukturuar kriminal mund te quhet. Eshte si familjet mafioze, secili luan rolin e vet ne bande.

    Përgjigju
  • Meri: 16/05/2024 14:13

    Fis i frikshëm ??? Duhet tē themi shtet i dobët,që nuk është në gjëndje të kontrolloi gangsterrët,që mbijnë si kërpudha nëpër shqipëi.

    Përgjigju
    • smi ttrop: 16/05/2024 20:35

      i frikshem se nuk ka shtet ,ai duhej eleminuar jo te percillej si hero

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet