Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytet, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 24-vjeçare pas ftesës për të ardhur në banesën e tij. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin S. K., i cili ka ikur pas ngjarjes dhe nuk ka lënë gjurmë.

Aktualisht, uniformat po punojnë për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

"Shpallet në kërkim shtetasi S. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit ka marrë në banesën e tij një 24-vjeçare, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit", njoftoi policia.