Ngacmimet seksuale në shkollë, prindërit: S’ka siguri! Mësuesi duhet të jetë si prind i dytë! Psikologia: Mbroni fëmijët duke komunikuar hapur me ta

LUSHNJE- Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në fshatin Gjuzë të Lushnjes është lënë në qeli nga Gjykata e Lushnjës me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një nxënësja të tij 15 vjeçe. Psikologia e shërbimit social bindi prindërit të denoncojnë rastin, ndërsa këto ngjarje ripërsëriten duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë në shkolla.

Por çfarë po ndodh dhe si duhet të reagojmë? Teksa shkojnë për të marrë fëmijët, nipër apo mbesa, prindërit dhe gjyshërit ngrenë supet kur pyeten për të tilla ngjarje. Ata tregojnë se kohë më parë mësuesi ishte njëjtë si nëna e babai.

“Ata duhen ndëshkuar, nuk e di, janë gjëra të turpshme.”

“Po vetëm duhet të mendoj se po pati vetë fëmijë, është një Zot që do ta gjykoj.”

“Mësuesit kanë qenë babaxhan në atë kohë. Të arrij mësuesi të ngacmoj nxënësin, nuk ka më vend për të diskutuar.”

“Nuk ka siguri me thënë të drejtën", tha disa prej prindërit. 

Psikologia Marsela Lekli sugjeron që rikthimi i komunikimit të ngushtë prindër fëmijë është çelësi për të frenuar ngjarjet dhe situatat e rënda përmes të cilave kalojnë të miturit para se ata të shkaktojnë në trauma.

“Duhet të ketë një komunikim të herë pas hershëm për të parë nëse ky fëmijë është i abuzuar , është i ngacmuar apo ka probleme të tjera sociale në shkollë apo në komunitet apo në familje. Në momentin që nuk ka komunikim, nuk kemi si ta dimë dhe si të krijojmë mbrojtje.”- tha Marsela Lekli, psikologe

Lekli thotë se fenomene të tilla hasen më shumë në zona rurale, megjithatë për çdo rast të ngjashëm me atë të Lushnjes, kërkohet hetim i detajuar dhe verifikimin e të dhënave.

“ Nëse ky rast realisht është i vërtetë, ka qenë një ngacmim, provokim, provokim i të dy palëve, provokim nga 15 vjeçarja apo provokim nga drejtori i shkollës. Kjo ngelet për t’u parë në vazhdim edhe mund të nxjerrim dhe konkluzione më të qarta.”- shtoi Lekli

Denoncimi i drejtorit në Lushnjë është bërë nga prindërit e të miturës pasi më parë ishin konsultuar me psikologen e shërbimit social. Në seancën gjyqësore drejtori i shkollës nuk ka pranuar akuzën, por ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rast pas rasti: 02/04/2022 20:14

    Eshte nje ngjarje ne hetim prandaj nuk duhet vene gishti dhe diskretituar asnje pale.Nqs nje pale ben kallzim te rreme duhet qe te denohet.Le te marrim rastin se kallzimi ne kete rast eshte i rreme, tani cilin do te denosh per kallezim te rreme? nxenesin?-jo. Ne kete rast nqs kallezimi eshte i rreme duhet te paguaje psikologia e sherbimit social dhe ti kerkohet falje pales se akuzuar.Po sa para ben nje falje nqs diskretitohesh publikisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion