Ngacmimi seksual i 11-vjeçares në Delvinë/ Telefonata, mësuesi-babait të dëshmitares: Thuaji të heshtë!

Pas denoncimit që familjarët e të miturës në një fshat të Delvinës bënë ndaj ish-mësuesit të shkollës 9 vjeçare për ngacmim seksual, shtohen zërat kundër tij.

Babai i shoqes së klasës të së miturës që ra pre e ngacmimit, thotë se mësuesi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vajza e tij të mos flasë rreth asaj që ka parë në shkollë. Ai u shpreh se disa ditë pas publikimit të ngjarjes, mësuesi i moshuar e ka telefonuar mbi 10 herë dhe i ka kërkuar që t’i thotë vajzës se ajo nuk ka parë gjë.

Një ditë më parë, Gjykata e Sarandës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e mësuesit të dyshuar për veprime të turpshme ndaj të miturve dhe e la në masë sigurie 'arrest me burg' deri në fund të hetimeve.

Ai u denoncua publikisht nga një 11 vjeçare, ish-nxënëse e tij në shkollën 9 vjeçare të fshatit të Delvinës, por ai dyshohet edhe për raste të tjera. Në denoncimin për Report Tv vajza e mitur tha se mësuesi i bëri presion për notat dhe e puthi në buzë në klasë.

Sipas banorëve të fshatit, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje. Ai vetë ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Delvinës.

Çfarë iu tregoi vajza juaj për atë që pa në klasë?

Vajza për momentin më ka treguar, që në klasë mësuesi i saj dhe i asaj klase kur bëjnë mësim, vajzën time e qëllonte, e rrihte, kurse atë vajzë e fërkonte, kishte patur momente që ai gjithnjë e fërkonte dhe i thoshte po dole përjashta do marrësh notën 10, po qëndrove në klasë do të vë notën katër. Këto raste tani edhe ne nuk i diskutojmë shumë, sepse si prindër pjesë jemi ashtu. Në një moment tjetër ishte që kishte qenë bashkë me këtë vajzën në fjalë, dhe fëmijët e tjerë, vajza ime me një vajzë tjetër e kishin përgjuar nga çelësi i derës, dhe ai e kishte puthur vajzën. Më pas pastaj edhe ne i bërtitëm, sepse menduan se mund të ishin edhe llafe, por vajza thotë që o ba ishte e vërtetë se e pa shoqja. Rasti më flagrant qe ky në orën e fundit të mësimit, që mbaruan. Dhe kur po bënin pastrimin, i thotë vajzës time, ti merr kovën dhe largohu në shtëpi. Ndërsa vajzën e tjetër e mbajti në klasë, ose në drejtori nuk e di, por në shkollë për të qenë i saktë. Pas asaj e takojnë rreth 200 metra larg shkollës te lapidari, dhe vajza vete me të qarë. Çfarë ke i thonë? Mua mësuesi më mbajti atje dhe më puthi. Tani pse është e drejtë që një mësues të puthi një fëmijë 10-11 vjeç në shkollë. Këtë nuk e di, këtë mund ta di gjykata ose Prokuroria, ato mund të vendosin. Ne fëmijët i çojmë në shkollë, më shumë se gjysma e fshatit i kanë hequr fëmijët sepse nuk kanë besim. Ne dimë që në kohën e Enver Hoxhës, fëmijët shkonin në shkollë dhe mësonin. Nuk venin dhe mësonin këto që bën mësuesi i shkollës. Nuk ka ndodhur në ndonjë vend tjetër, vetëm këtu te ne që me një fëmijë 11 vjeçe është bërë një çmenduri. Nuk është vetëm ky rast. Është edhe një rast në vitin 2003. Që janë bërë protokolle, mos kini mësuesa të gjallë, është bërë edhe për përjashtim nga puna por ja i njëjti veprim dhe nuk është përjashtuar. Besoj edhe kjo në këtë rrugë do të vejë.

Babai i vajzës dëshmitare

Keni besim te drejtësia?

Me këto që kemi parë deri në këto momenti themi që nuk kemi besim. Në vitin 2003 e panë shumë nxënës me sy dhe drejtësia nuk u vu. Po edhe në këtë rrugë ndoshta janë korrupsioni, paratë ato që mbyllin të gjitha çështjet. Do të na detyrojë që t’i heqim fëmijët e t’i vëmë në shkolla të tjera.

Babai i vajzës dëshmitare

Si ndihesh si prind?

Ndihem i ofenduar. Sepse sot është radha e saj, nesër mund të jetë radha e vajzës time. Këto janë gjëra që ne fëmijët i çojmë në shkollë për të mësuar, jo për të na i përzënë e për të na i ashtu mësuesat. Përse është i njëjti person, atje ka edhe mësues 30 vjeçar dhe 35 vjeçar. Po nuk është dëgjuar. Po i njëjti person në 2003, i njëjti person edhe sot. Si ka mundësi, vetëm për një person kanë fshati inat? Ne themi në gjuhën popullore, atje ku ka zë nuk është pa gjë. Unë kaq kisha. Drejtësia lë të bëjë punën e saj, është e drejtë e saj.

Babai i vajzës dëshmitare

A ka folur me ju mësuesi?

Po. Ditën që është zënë e ëma e vajzës dhe ka bërë debate, ai më ka karrë shumë herë në telefon por nuk e kisha telefonin me vete dhe e mora më pas. Hë mo mësues i thashë çfarë ke? Më tha që kam një hall, do ta dëgjosh, por porosit vajzën që pe gjë, s’pashë gjë. Dhe unë për momentin thashë si është puna, ai s’më tregoi gjë. Pyeta vajzën, më thotë këtu-këtu muhabeti, por pa e ditur të vërtetën si qe. Por kur mora vesh të vërtetën bëj këto deklarata e denoncime që janë për të bërë. Kur vajta në  prokurori, prokuroria as më pyeti asgjë. Morën vetëm vajzën në pyetje dhe mua më thanë përjashta. Unë kam numër telefoni, le ta verifikojnë, të thonë të vërtetën si ka qenë muhabeti. Mos u gabofsha, nëse e ëma e vajzës mban mend sherrin e debatit që ka bërë në shkollë, një ditë ose dy ditë pas janë telefonatat që unë kam folur me mësuesin.”

Babai i vajzës dëshmitare

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?