Amr Warda nuk do të jetë pjesë e Egjiptit për ndeshjet e Kupës së Afrikës. Kjo me arsyen se futbollisti ngacmonte femrat me mesazhe agressive dhe të papërshtatshme në rrjetet sociale.
Konkretisht ka qenë modelja egjiptiano-britanike Merhan Keller ajo që ka publikuar mesazhet e dërguara nga futbollisti. Pasi ato u shpërndanë me shpejtësi në ‘tëitter’ një grup tjetër vajazh konfirmuan veprimet aspak të duhura të Warda-s.
Duke parë kërkesat e shumta të tifozëve, por edhe të njerzve të tjera, federata Egjiptiane vendosi të përjashtoi 25-vjeçarin nga Kombëtarja. Aktualisht në Egjipt po zhvillohet Kupa e Afrikës dhe për ndeshjet e mbetura kjo kombëtare nuk do të ketë më 23 futbollistë, por 22.