Gjykata e Beratit, me kërkesë të Prokurorisë ka dënuar me 18 muaj burg A. Sulën, mjek në spitalin e Beratit. Sula u akuzua për veprën penale të “Ngacmimit seksual”, ndaj 31-vjeçares A.B, të cilën e ka ngacmuar në pjesët intime, në kohën kur e dëmtuara kishte përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale.
Ngjarja për të cilën akuzohet mjeku ka ndodhur më 3 Tetor 2014, në ambientet e spitalit të Beratit. Në atë kohë, denoncimi në polici është bërë nga vetë e reja dhe më pas është bërë i mundur edhe arrestimi i mjekut.
Hetimi
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se A.B. ishte shtruar në Spitalin e Beratit për arsye shëndetësore dhe i është nënshtruar një operacioni të kryer në datë 1 Tetor 2014, nga mjeku A. Sula. Dy ditë pas operacionit, rreth orës 10:30 minuta, 31 vjeçarja me urdhër të mjekut është shoqëruar nga infermierja Y.RR, për në sallën e operacionit me qëllim mjekimin e plagës.
Gjatë mjekimit i pranishëm ka qenë mjeku kirurg A. Sula, i cili pas mjekimit të kryer nga infermierja e ka shoqëruar atë në dhomën e mjekut. Më pas, nga hetimet ka rezultuar se Sula e ka prekur të dëmtuarën në pjesën ku ishte operuar për t’i vërejtur plagën. Teksa janë ndodhur të dy, ai e ka prekur në zonën e gjoksit e më pas në pjesë intime të trupit.
Gjithashtu, në të njëjtën kohë, mjeku ka tentuar ta puthë në buzë duke e tërhequr pas vetes. 31 vjeçarja ka kundërshtuar veprimet e tij duke mundur të shkëputet nga mjeku dhe ka dalë në korridorin e sallës së operacioneve. Ndërkohë, Sula e ka kapur sërish prej krahu dhe e ka kërcënuar që të mos i tregojë askujt për atë çka ndodhi, por vajza i ka thënë se do të lajmëronte policinë për këtë ngjarje.
Pas kësaj, 31 vjeçarja ka denoncuar mjekun në polici, i cili u vu menjëherë në pranga. Gjatë marrjes së tij në pyetje, ai nuk ka pranuar të ketë ngacmuar seksualisht pacienten e tij A.B., duke shtuar se “ajo ishte shoqëruar në sallë nga kryeinfermierja, e cila ka kryer mjekimin dhe më pas A.B. është shoqëruar nga infermierja tjetër F.K për në dhomën e saj”.
Në këtë mënyrë, mjeku ka pretenduar se nuk ka qëndruar i vetëm me pacienten në asnjë çast. Më pas, mjeku ka deklaruar se “Pas mjekimit, në dhomën e mjekut kanë shkuar familjarët e pacientes të cilët e kanë fyer dhe goditur me pretendimin se ai kishte ngacmuar seksualisht 31 vjeçaren A.B”.
Dëshmitë
Në atë kohë, në pyetje u morën edhe të afërmit e të dëmtuarës, personat me iniciale R.B, F.B dhe E.P. Në dëshminë e saj, A.B ka treguar me detaje atë se çfarë kishte ndodhur. Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe të afërmit e vajzës të cilët ishin vënë menjëherë në dijeni nga vetë ajo, si dhe kanë treguar gjendjen e saj të rënduar psikologjike pas asaj se çfarë i kishte ndodhur. në pyetje u morën edhe dy infermieret, Y.RR. dhe F.K.
Nga dëshmia e tyre ka rezultuar se A.B. është shoqëruar prej infermieres Y.RR. nga dhoma e shtrimit drejt sallës operatore me urdhër të mjekut A Sula. Më pas, ajo ka shtuar se pasi e ka mjekuar është larguar dhe ka lënë vetëm mjekun dhe 31 vjeçaren. Ndërsa, infermieria F.K. ka dëshmuar se, në momentin që është ndodhur në korridorin e madh të pavionit të kirurgjisë ka vënë re se nga dera e sallës operatore ka dalë A.B., të cilën e priste një i afërm.
Ajo ka shtuar më tej se nga i njëjti ambient që doli vajza, kishte qenë i vetëm edhe mjeku A. Sula. Pas kësaj, mjeku dhe avokati i tij kanë kërkuar që të merren në pyetje e gjithë trupa e mjekëve, infermierëve, personelit dhe sanitarëve, të cilët kanë qenë me shërbim në sallën operatore në datën 3 Tetor 2014. Por, kjo gjë është kundërshtuar nga pala tjetër, e cila është mbështetur edhe nga Gjykata.
Në përfundim të hetimeve të kryera, ka rezultuar se mjeku A. Sula, duke përfituar nga detyra e tij e ka prekur 31 vjeçaren duke provokuar dhe cënuar personalitetin dhe dinjitetin e pacientes, veprime këto, poshtëruese të kryera në ambientet e spitalit të Beratit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com