Ngacmoi seksualisht një të mitur dhe kreu veprime të turpshme me të, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Ngacmoi seksualisht një të mitur dhe kreu veprime të turpshme me të, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Foto ilustruese

Një 21-vjeçari është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare, e cila ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

Mësohet se 21-vjeçari dhe e mitura jetojnë në të njëjtin fshat në Podgorie të Maliqit, por sipas dëshmisë së 16-vjecares ata nuk kishin asnjë lidhje me njëri-tjetrin përveç se ai e ngacmonte vazhdimisht.

Në komisariat denoncimi është bërë nga vajza e shoqëruar edhe nga familjarët e saj, e cila ka rrëfyer se 21-vjeçari ka kryer veprime të turpshme ndaj saj. Për pasojë në pranga ka rënë 21-vjecari i identifikuar, Enea Duro.

Gjithashtu nga po të njëjtat burime u njoftua se gjatë ditës së sotme janë vënë nën hetim dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Një 41-vjecar me iniciale G. M., banues në Çorovodë, Skrapar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 52-vjecar me të cilin po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin.

Ndërsa një 36-vjecar është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.

Po ashtu nën hetim u vu edhe një 24-vjeçar me iniciale E. K., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, një 73-vjeçar.

Ndërsa një 23-vjeçar, ka kallëzuar se më datë 24.05.2023, është larguar nga banesa halla e tij.40-vjecarja me iniciale F. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale për secilin rast iu referua Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju