TIRANË – Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ngacmoi seksualisht dy adoleshente. Ngjarja ka ndodhur tek kodrat e Liqenit Artifial në Tiranë.

Forcat e policisë kanë vënë në pranga Arian Bakirin, banues në Tiranë, i cili do të akuzohet për kryerje të veprime të turpshme.

Sipas njoftimit të policisë, Bakiri ka krye veprime të turpshme duke i ngacmuar seksualisht shtetaset M.B., 16 vjeçe dhe Dh.F., 15 vjeçe.

Kodi Penal, përkatësisht neni 108 parashikon se personat e akuzuar për ngacmim seksual dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)