Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse me raketa në rajonin e Dontesk, 15 të vdekur, 27 ende nën rrënoja! Hapen portet lumore për grurin!

Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse me raketa në rajonin e Dontesk, 15 të vdekur, 27 ende nën rrënoja! Hapen portet lumore për grurin!

Pasojat nga bombardimi rus i Chasiv Yar

UKRAINË- 15 persona janë vrarë dhe 27 të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja në Donetsk. Raketat ruse goditën një bllok apartamentesh në një qytet me 12mijë banorë. Shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës Andriy Yermak tha se Rusia duhet të caktohet si shteti sponsorizues i terrorizmit. 

Kievi po rikthen dhe zgjeron disa nga portet e saj lumore të papërdorura prej kohësh në Danub për të lehtësuar eksportin e grurit për shkak të bllokadës së Rusisë në Detin e Zi. Para luftës, portet lumore të Ukrainës në Danub përdoreshin rrallë dhe disa prej tyre ishin në braktisje të plotë. Megjithatë, pas pushtimit të vendit nga Rusia dhe kontrollit të saj mbi daljet në Detin e Zi, Kievi ka vendosur të ringjallë portet e vjetra të lumenjve për të shmangur bllokadën e detit dhe për të përshpejtuar eksportin e grurit të tij.

Sulmet vijojnë dhe janë përqëndruar në Donbas, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen për më shumë armë.

"Veprime të tilla terroriste mund të ndalen vetëm me armë të fuqishme moderne me precizion të lartë", tha ai.

Mirëpo në një kohë kur Zelensky kërkon më shumë armë, Rusia kërkon që të "fusë në lojë" edhe NATO-n. Mësphet se ai ka shkarkuar ambasadorët e tij në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari, pa dhënë detaje të mëtejshme mb motivet.

"Ukraina bombardon Donetsk me municione të NATO-s. Forcat e armatosura ukrainase kanë kryer një bombardim masiv në zonat e banuara të Donjeckut në orët e fundit duke përdorur artileri të kalibrit 155 mm, e cila është një kalibër i lartë", thanë zyrtarë rusë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka shkarkuar ambasadorët e tij në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari, pa dhënë detaje të mëtejshme se pseMegjithatë, mediat raportojnë se konflikti po ngadalësohet, pasi të dyja palët po riorganizojnë ushtritë e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Bombardimet ruse në vendlindjen e Zelenskyt, vritet nga sulmet me raketa kampionia e kërcimit në Ukrainë

Një 21-vjeçare ndërroi jetë pas një sulmi rus me raketa dy ditë më parë në kompleksin rezidencial Ingulets në Ukrainën qendrore në Kryvyi Rih, vendlindja e presidenti Volodymir Zelensky. 21-vjeçarja ishte kampione e vallëzimeve sportive.

‘Në moshën 21 vjeçare, lufta i ndërpreu jetën studentes sonë Daria Kurdel. Vajza vdiq si pasojë e bombardimit të kompleksit të banimit Ingulets. Babai i saj ka mbetur lënduar dhe ndodhet në spital”, ka shkruar Kivalov, presidenti i Universitetit të Akademisë Juridike të Odessa.

Nga bombardimi vdiqën edhe dy gra, duke përfshirë Darian, dhe tre të tjerë u plagosën.

 

Ora 16:16
‘Na lidhën dhe na futën në një gropë!’ Taksisti ukrainas rrëfen tmerrin nga forcat ruse

Taksisti Mykhailo Orlovskyi kaloi dy ditë në një pyll të Ukrainës pasi u rrëmbye nga rusët, u rrah dhe u godit me armë paralizuese, ndërsa e detyruan të këndonte himnin kombëtar rus në mënyrë të përsëritur.

“Gjëja e parë që mendova ishte se si të mbijetoja. Gjëja e dytë ishte se do të vdisja” tha ai për Sky News.

Pamjet e kapura nga kamera e tij u publikuan më vonë në Rusi dhe u publikuan në internet nga një gazetar rus.

Pas arrestimit, ai përshkruan se si i hoqën rrobat, syzet dhe e çuan në një zonë me pyje të dendur. “Na rrahën në pyll, filluan të na merrnin në pyetje, pastaj na lidhën dhe na hodhën në një gropë ku na mbajtën dy ditë. Unë kisha veshur vetëm një xhaketë dhe pantallona sportive, dhe kaq. Por falë Zotit xhaketa kishte të paktën një kapuç”, shprehet taksisti ukrainas.

Mykhailo ishte një taksist por njëherësh shërbente edhe si vullnetar në ushtrinë. Pas dy ditësh në pyll, ai u dërgua me helikopter në një burg në Kursk të Rusisë.

“Ne u transferuam nga një vend në tjetrin dhe u morëm në pyetje. Ne vazhdimisht na është dashur të nënshkruajmë dokumente, jemi marrë në pyetje, jemi rrahur.  Gjithçka zgjati rreth gjashtë orë, na çuan në një dhomë të veçantë, ku na rrahën me doreza boksi në veshka, mëlçi, brinjë, qafë dhe këmbë. Ata përdorën gjithashtu një armë paralizuese”, thekson ai.

Mykhailo përshkruan sesi të burgosurve meshkuj dhe femra u rruhej koka, u merreshin mostrat e gjakut, ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve.

“Më morën telefonin dhe madje edhe unazën e martesës. Më morën të gjitha dokumentet…pasaportën, patentën e shoferit. Gjithçka e kanë akoma ata” , shprehet ai.

Mykhailo ishte brenda për katër javë në total përpara se të këmbehej me të burgosur të tjerë.

Gjatë kohës kur ndodhej i burgosur, ai u detyrua të këndonte himnin kombëtar rus, i cili u luajt në mënyrë të përsëritur.

“Kishte një radio, një altoparlant i varur në derë. Dhe himni luhej rreth 10-15 herë në ditë, ne duhej të rreshtoheshim dhe të këndonim himnin e Federatës Ruse”

Ndërkohë në Ukrainë , familja e Mykhailo ishte e tronditur për atë që kishte ndodhur.

Pas dy javësh, ata më në fund gjetën një fotografi të tij pas arrestimit, e cila ishte publikuar në internet.

Kur Mykhailo mësoi se do të shkëmbehej me të burgosur rusë ai thotë derdhi lot përgjatë gjithë rrugës prej tre orësh deri në kufi. Qëlloi 10 prilli, ditëlindja e nënës së tij.

“E telefonova dhe i thashë se gjithçka është në rregull, se jam gjallë dhe shëndoshë. Më kujtohen lotët e gëzimit. Ajo ishte e lumtur që Zoti do t’i bënte një dhuratë të tillë për ditëlindjen e saj. Një moment shumë i vështirë ishte kur po flisja me vëllain tim dhe ai më tha se kishte raste kur mendonte se unë kisha vdekur tashmë.

Mykhailo që atëherë është kthyer në vendin e ngjarjes ku u rrmëbye. Gjërat e tij personale gjenden ende atje, të hedhur përtokë- këllëfi i syzeve, kufjet e tij AirPod dhe kartat e tij të punës. Ai gjeti edhe makinën e tij Mercedes – tashmë të djegur plotësisht, por numri serial ishte ende i dukshëm. Është e qartë se fillimi sërish nga e para financiarisht po rëndon shumë mbi të. Kjo, së bashku me kalvarin e mundimshëm që iu desh të kalojë.

Ora 14:36
Ukraina/ Papa Françesku: I jepni fund kësaj lufte të çmendur

1657456661_Screenshot3.jpg

 Papa Françesku para besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ka folur edhe për luftën në Ukrainë, ku ka pasur një kërkesë.

"Zoti të tregojë rrugën për t'i dhënë fund kësaj lufte të çmendur", tha ai.

Ora 14:28
Rusët sulmojnë me raketa banesat në lindje të Ukrainës! 15 të vrarë, 30 të plagosur

1657456235_thumbsbcc9c447d72ee0340a5035282e09e7f600.jpg

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe këtë 10 korrik. Sulmi ndodhi në një qytet me 12mijë banorë, ndërsa shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës Andriy Yermak tha se sulmi ishte ‘një tjetër sulm terrorist’ dhe se Rusia duhet të caktohet si ‘shteti sponsorizues i terrorizmit’.

Ndërkohë sulme të shumta me raketa u raportuan gjithashtu në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, jo shumë larg kufirit rus. Raketat, të lëshuara në orët e para të 10 korrikut, goditën një shkollë, një shtëpi private dhe një sanatorium për fëmijë, duke shkatërruar pjesërisht ndërtesat.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim