Girona ka frenuar Barcelonën brenda në shtëpi duke i marrë një pikë me shumë vlerë. Katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë një ekipi që mendohej se do ta kishin shumë të lehtë fitoren.
Lionel Messi hapi sfidën, por miqtë nuk u dorëzuan duke barazuar dhe kaluar në avantazh me Cristhian Stuani. Barcelona u shtang nga dy golat, por reagoi duke barazuar me Pique.
Deri në fund të ndeshjes vendasit tentuan disa herë për të shënuar, por Girona administroi rezultatin me kujdes duke dalë me një pikë nga ‘Camp Nou’.
Pas javës se pestë Barcelona dhe Reali i Madridit kryesojnë me pikë të barabarta, 13.
Komento