Audiopërgjimi/ Ngec hetimi i ‘Babales’, shkak mosmarrëveshjet e ministrive në Itali për ekspertizën

Tre javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, autoritetet italiane ende s’kanë kthyer përgjigje lidhur me letërporosinë për dosjen ‘Babale’.

Report Tv mëson se nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave.

Nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme. Pala shqiptare ndërkohë ka përfunduar veprimet paraprake të hetimit, si pyetjet e dëshmitarëve, administrimin e provave dhe kontrollet e tjera.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se deri kur pala italiane të kthejë përgjigje, prokuroria nuk bën dot asnjë veprim.

Caktimi i kompetencave do t'i hapte rrugë hetimeve. Ka patur raste të tjera për ndihmë juridike, dhe Shqipëria ka një histori pozitive bashkëpunimi me Italinë. Por për përgjigjen e ekspertimit duhet të presim të paktën muajin korrik.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X në dosjen Babalja, ndodhet në Kosovë, ku ndodhet i arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit. Veliu u arrestua në fund të muajit maj në Kosovë bashkë me djalin e tij. Në dëshminë e tij para autoriteteve kosovare, Veliu ka thënë se nëse do kthehej në Shqipëri, kishte frikë se do vritej, prandaj sipas tij azili në Kosovë ishte rruga që kishte ndjekur.

Audio-përgjimi ku personazh kryesor ishte "vëllai" i ministrit Xhafaj, sipas pretendimeve të PD-së, prodhoi një debat të gjerë politik. Veliu akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, si pjesë e trafikut të drogës.

Në audiopërgjimin Babalja, Albert Veliu pretendon ka komunikuar me vëllain e ministrit. Ministri Xhafaj dhe i vëllai kanë mohuar që zëri në audio të jetë i vërtetë, dhe se është e gjitha është një histori e sajuar.

Audiopërgjimi u dërgua për ekspertizë në Itali pak ditë pas publikimit. 

Sipas Veliut, ai vendosi t’i bënte një provokim Agron Xhafës për shkak të inateve që kishte patur me të. Opozita kërkoi dorëheqjen e Xhafës, ndërkohë që prokuroria shqiptare ka hapur hetimet për dëshmi të rreme. 

Ndërkohë një tjetër zhvillim për çështjen i zbuluar nga Shqiptarja.com, ishte dhe ai i një tjetër dëshmitari të vetëofruar në Prokurori, i cili ka hedhur poshtë versionin e Albert Veliut. Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka thënë se Veliu i ka premtuar një shumë parash prej 100 mijë euro, nëse do të aktronte në rolin e Agron Xhafës.

Pas publikimit të audio-përgjimit, dëshmitari i vetëofruar ka thënë se paratë e premtuara nuk ishin marrë kurrë. Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete 'Babalja', ai ka vendosur të paraqitet në ambientet e prokurorisë duke treguar versionin e tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylali: 03/07/2018 00:42

    Duket qe Tahiri PASKA lidhje te vellane e FATMIR Xhafes dhe italianet nuk duan te dekospirojne aksionin prandaj nuk nguten

    Përgjigju
  • Meremja: 02/07/2018 23:22

    Prandaj Rama dhe BALLA KANE 4 dite qe nuk permendin. tBABALE 1 she Mero baze qe mori paret nga PS. per articulating BABALE 2 eshte zhdukur

    Përgjigju
  • Arifi: 02/07/2018 23:16

    GJITHE KETE RREMPALE E BERI ERTV ITALJANET NUK JANE BUDALLENJ TE DEKOSPIROJNE HETIMET ME ZERAT E TAHIRIT APO ME TE VELLAIT TE ZEVENDESUESIT TAHIRI ITALIANET HESHTEN NDOSHTA PESHKU I MADH PO TENTON TE HAJE KARREMIN E LUSE TE SHIKOJME ME ENGLEZET

    Përgjigju
  • Pop.: 02/07/2018 15:02

    Me duket se nuk po shkon normal partneriteti publik privat me Italianet.Edi si te padisim Italianet qe nuk punojne tek faqja Shqiperia qe duam .

    Përgjigju
  • Fredi: 02/07/2018 15:00

    Audio e paska nje klecke. Italianet me sa duket nuk duan te perzihen me jeten politike ne shqiperi. Edhe kjo si shume gjera te tjera do harrohet. Perse nuk marrin ekspert amerikwne si ai qe morren per Kosta Trebicken? Presion i madh sepse ose bije qeveria, ose shkon ne burg opozita. Dei ne shtator te fala.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/07/2018 15:00

    Audio e paska nje klecke. Italianet me sa duket nuk duan te perzihen me jeten politike ne shqiperi. Edhe kjo si shume gjera te tjera do harrohet. Perse nuk marrin ekspert amerikwne si ai qe morren per Kosta Trebicken? Presion i madh sepse ose bije qeveria, ose shkon ne burg opozita. Dei ne shtator te fala.

    Përgjigju
  • Labi: 02/07/2018 14:26

    Kesaj i thon del nje budalla heth nje gur n puse..pasaj mblidhen 20 t sgjuar e nuk e ncierin dot

    Përgjigju
  • Ops: 02/07/2018 12:23

    Si ka mundesi Rama tha qe e mora pergjigjen per 3 ore ???? Sbejne keto italianet per kete pune te ja cojne me mire saje qorrit ai e qan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë