PD publikoi një bisedë audio të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj vëllai ministrit të Brendshëm. PD thotë se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal. Por denoncuesit e këtij përgjimi pra deputetët e Partisë Demokratike, në asnjë moment nuk treguan se kush është personi që ata e quajnë bashkëpunëtori X sikurse nuk i thanë publikut se cili institucion që ka tagrin ligjor të përgjimeve mund ta ketë realizuar atë.

Sikurse nuk i sqaruan publikut nëse ky përgjigj është pjesë e ndonjë përgjimi proaktiv të prokurorisë apo është realizuar tërësisht nga PD në kuadër të akuzave ndaj ministrit Fatmir Xhafaj, dhe as nuk tregon se në cilën periudhë kohore është bërë. Bile Partia Demokratike nuk ofron asnjë provë as për identitetin e vërtetë të zërave që dëgjohen në audio.

Për personin e dytë që pretendohet se flet me Agron Xafajn deputetët e PD thanë se ai në të kaluarën, ka punuar së bashku me Agronin në trafikun e drogës. Edhe kjo e dhënë për momentin mbetet e rrethuar me mister për aq kohë sa deputetët e PD kanë zgjedhur ta quajnë bashkëpunëtori X duke mos treguar identitetin e tij mbi të gjitha rrolin e pretenduar dhe bashkëpunimin me Agron Xhafën aq më tepër që siç edhe e pohuan vetë ai është një person i dënuar në Itali. Deputetët e PD po ashtu ngritën pretendimin se biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin.

Bashkëpunëtori X - O pasha ça bën mo, si dukesh?

Agroni –

Bashkëpunëtori X - Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni-

Bashkëpunëtori X - Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X - Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?

Agron- Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X - Mirë.

Agron - Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X - Mirë

Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X - Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X - Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën

Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.

Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X - Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira. 

Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë.  Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X - E mirë vlla mirë.

Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X - Hiç asgjë.

Agroni-  Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X - Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X - Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni- Mirë, mirë

Bashkëpunëtori X - Mirë o vlla rrofsh, faleminderit. 

Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.

Agroni- Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X - Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X - Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X - Se e njohim njëri – tjetrin.

Agron - Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X - Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni- Te Ermali vëlla.

Sipas PD-së bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.

Deputeti Ervin Salianji që paraqiti këtë bisedë telefonike tha se “Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm, pasi mbrohet nga Fatmir Xhafaj. Në qeverinë e Ramës, ministrat e Brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës”.

Pak më herët, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD ka 3 fakte të rëndëisshme që dëhsmojnë se si Fatmir Xhafaj, në detyrnën e ministrit të Brendshëm, shkeli ligjin duke penguar ekstradimin e vëllait të tij.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

1• Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt

• Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri

• Për arrestimin dhe burgosjen e tij.

2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Përgjimi i PD-së për vëllain e Xhafës/ Balla: Prokuroria të nisë hetimin menjëherë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas një audio-përgjimi të publikuar sot nga Partia Demokratilke, e cila pretendoin se në të dëgjohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, duke diskutuar për trafiqe droge mne një trafikant të dënuar më parë.

E dëgjuam me vëmëndje pretendimin e sotëm të opozitës. PD pretendon se materiali audio eshte autentik dhe nese kjo do te ishte e vertete, atehere padyshim qe kemi te bejme me nje prove qe e implikon penalisht vellain e ministrit te brendshem dhe moralisht kete te fundit. Por a eshte ky material nje prove autentike apo thjesht nje inskenim i radhes, ne perpjekjen e vazhdueshme te Saliut dhe Lulit, per te baltosur ke t’u dale perpara, ne orvajtjen e tyre per te penguar me cdo kusht celjen e negociatave, si edhe per te luftuar me balte drejtesine e re, prej te ciles kane te drejte te jene te tmerruar?!

Kesaj pyetjeje, mund t’i jape pergjigje vetem prokuroria dhe askush tjeter! Atëherë në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali heperhe te paprovuar si autentik, duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojnë në Prokurori.

Po ashtu, Prokuroria nuk duhet ta lere kete ceshtje ne vullnetin e akuzatoreve, po duhet të fillojë hetimet menjëherë hetimet kryesisht, sepse jo vetem ne, po cdo shqiptar meriton te dije te verteten. Per ne askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk e ben ligjin dot ne kete vend pervec organeve te drejtesise. Shpresoj qe prokuroria mos te humbase asnje minute per te hetuar kete ceshtje dhe per sa na takon, ne presim me padurim te mesojme te verteten rreth saj, me bindjen se ketu ose duhet te ndeshkohet i akuzuari, nese eshte fajtor per cka akuzohet, ose duhet te ndeshkohen akuzuesit nese jane regjisore te kesaj shfaqjeje me ze e pa figure.

Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS