Një ditë pasi prokuroria njoftoi zyrtarisht se si po zhvillohen hetimet për audio përgjimin e transmetuar nga PD, Report TV mëson detaje të reja për vendin se ku është dërguar materiali për ekspertizë. Një burim pranë hetimit të kësaj çështjeje deklaroi se audio përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se prokurorët e çështjesh e kanë dërguar audio përgjimin përmes një letër porosie Ministrisë së Drejtësisë Italiane. Do të jetë kjo ministri, e cila më pas do të zgjedhë laboratorin, ku do të kryhet ekspertiza.
Report Tv mëson se një nga prokurorët e kësaj çështjeje, Përparim Kulluri, është nisur sot drejt Italisë. Të pyetur nga “Shqiptarja.com” nëse prokurori Kulluri do të zhvillonte dhe një seancë pyetje me Geron Xhafajn në Itali, burimet e përjashtuan pyetjen e këtij personi në territorin Italian, duke sqaruar se Agron apo Geron Xhafaj është pyetur rreth këtij fakti në prokurorinë e Tiranës, dhe ka pretenduar se zëri në audio-përgjim nuk është i tij, duke pretenduar se regjistrimi ishte manipuluar në mënyrë të qëllimshme dhe ishte përdorur politikisht. Ndërkohë prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes për origjinalitetin ose jo, të këtij audio-përgjimi.
Nëse regjistrimi është i rremë, atëherë automatikisht linja e hetimit për akuzën e trafikut të drogës do të bjerë, ndërkohë që do vijohet për hetim në veprën penale të “Kallëzimit të rremë”. Nga ana tjetër dëshmitari X, Albert Veliu ose Babalja, ka treguar në prokurori se audio-regjistrimi është i vërtetë dhe ishte kryer prej tij, pasi kishte disa inate dhe xhelozi të vjetra me vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërkohë mësohet se që prej ditës së publikimit të audio-regjistrimit, njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka regjistruar procedim penal edhe për pastrim parash ndaj Agron Xhafaj, pasi tashmë është fakt, që ky person është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Lartë Italiane për trafik droge.
Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Tiranës u regjistrua një tjetër procedim penal, pasi Agron Xhafaj, vllai i ministrit të Brendshëm ka depozituar kallëzim penal, për “Kallëzim të rremë”. Agron Xhafaj pretendon se zëri në audion e publikuar në PD, nuk është i tij, dhe se në asnjë moment nuk është ai personi që ka zhvilluar bisedën e pasqyruar nga Partia Demokratike. Por burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë pak ditë më parë se tashmë ky procedim penale që ishte regjistruar në Tiranë, i është bashkuar dosjes së hapur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Komento
o zot ,o idiot kush te mer ty seriozisht ,mjer kush te ka prind
PërgjigjuSi do qe te dali perfundimi, demi qe ju shkatua shqiperise nga shqupi nuk rekuperohet.
Përgjigju