Ngërçi i konsumit, të gjitha importet e ushqimeve me rënie në 3-mujor përveç mishit dhe bulmetit

Ngërçi i konsumit, të gjitha importet e ushqimeve me rënie në 3-mujor përveç mishit dhe bulmetit

Foto ilustruese

Megjithë rritjen e numrit të turistëve në këtë fillim vit importet e grupeve kryesore të ushqimeve ishin më rënie në tremujorin e parë përveç bulmetit dhe mishit, duke treguar ulje të konsumit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar-mars të këtij viti, nga 18 grupet kryesore të produkteve ushqimore, 13 prej tyre ishin me rënie në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2022.

Në shumicën e grupeve rënia ishte dyshifrore duke treguar një tendence të qëndrueshme që nisi që vitin e kaluar.

Aktorët e tregut pohuan se importet po bien për dy arsye kryesore: E para rënia e konsumit si rrjedhojë e çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë; E dyta tkurrja e popullsisë nga niveli i lartë i emigracionit.

Rënien më të madhe të importeve e kanë shënuar sheqernat dhe ëmbëlsirat, pasi në këtë grup sasitë e importuara ishin 43.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Grupi i dytë më rënien me të madhe ishin drithërat me 42 %, vaji me 41%, produktet e industrisë së blojës me 40.6 %.

Rënia e importeve të sheqernave dhe drithërave i faturohet kryesisht emigracionit të lartë të rinjve gjatë vitit të fundit. Me 2022 kanë kërkuar azil në BE dhe në Britaninë e Madhe rreth 30 mijë persona, shumica mbi 80 për qind të rinj në moshë.

Adi Haxhiymeri, drejtues i Shoqatës Përpunuese të Miellit thotë se tkurrja e popullsisë se re në moshë jep efekte te menjëhershme tek importet e drithërave, pasi sipas tij kjo grup-moshë janë konsumatorët më të mëdhenj të brumërave. Tregtarët në tregjet e pakicës pohojnë gjithashtu se importi i ëmbëlsirave ka rënë nga tkurrja e popullatës së re në moshë.

Rënie të madhe shënoi edhe importi i vajit me 40%, bimët industriale me 21%, frutat dhe arrat e ngrënshme me 20%, peshku me 17.6%, zarzavatet me 17 për qind etj.

Në anën tjetër nga gupet e ushqimeve rritje kanë pësuar vetëm importet që lidhen me produktet nga kafshët, të tilla si bulmeti dhe mishi. Rritja e importeve në këto produkte po vjen si rrjedhojë e krizës që po kalon blegtoria e vendase ku numri i kafshëve po tkurret me shpejtësi në fermat e vogla si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale. Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritmet shumë të larta vitin e fundit.

Në tremujorin e parë importet e kafshëve të gjalla u rriten me 22.8%, importet e mishit me 12I dhe importet e bulmetit me 12 për qind. Disa produkte bulmeti nga importi kanë nisur të bëhen konkurruese me prodhimet vendase jo vetëm në cilësi, por edhe në çmime./Monitor

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë