Ngërçi me negociatat, analisti Panchev nga Bullgaria: Jemi të zhgënjyer me Maqedoninë e Veriut! Rama po përdor gjuhë jo diplomatike ndaj nesh

Bullgaria ka pak shpresa që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë do të pengojë edhe integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Analisti Anton Panchev në një lidhje në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', në Report Tv, tha se Bullgaria është e zhgënjyer nga Maqedonia e Veriut, për shkak të garancive të komunitetin bullgar në Maqedoni.

‘Bullgaria nuk e lejon zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për shkak të shkeljeve të renda të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Na pëlqen propozimi francez, të gjitha partitë janë pro, por ka disa dyshime, nga disa parti të tjera. Kemi përvojë të hidhur me Maqedoninë e Veriu, pasi nuk ka asnjë përparim për komunitetin bullgar atje ,e madje as nuk janë përfshirë në kushtetutë. Debatet në Bullgari janë për shkak të garancive të komunitetit bullgar atje. Mund të kemi një vendim për lejimin e konferencës së parë, por ende nuk dihet, nëse do të arrihet një dakordësi për propozimin francez.’- tha Panchev.

Analisti tha se është i zhgënjyer edhe nga gjuha jo diplomatike e kryeministrit Edi Rama, kundrejt Bullgarisë. Sipas tij kreu i qeverisë shqiptare nuk duhet të fshihet pas Bullgarisë.

‘Ne jemi të zhgënjyer me kryeministrin shqiptar që përdor një gjuhë jo diplomatike kundrejt Bullgarisë. Madje kryeministri Edi Rama nuk duhet të fshihet pas Bullgarisë, pasi ne nuk e pengojmë pasi mund të ketë një ndarje. Deri tani në komunitetin bullgar mbizotëron fryma nacionaliste, për një qasje më të fortë ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi ne kemi pritur shumë. Në vjeshtë mund të presim një qeveria më shumë nacionaliste.’- tha Panchev.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës