Sot në orën 10.00 gjyqtarët zhvllojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve.
Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale të Gjykatës së Tiranës, nuk po ofrojnë shërbime deri në marrjen e pagave.
Puna u ndal dhe në gjykatat e Vlorës, Fierit dhe Lushnjës. Apeli braktisi bojkotin, pasi ligji i ndalon të protestojnë.
Bllokimi i pagave erdhi pas vendimit të KLGJ dhe KLP për të përcaktuar vetë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e pagave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Lajm në përditësim…











Komente
Komento