Sigurimi i një parcele toke për varre është shqetësim për fshatrat Gjader, Grash dhe Zojz në Zadrime të Lezhë.  Me ezaurimin e hapësirës në varrezën publike, banorët thanë se do detyrohen t’i varrosin të afërmit në toka bujqësore.

“Kush ka lek vjen e ta zë tokën. Unë kam pasur vendin dhe ma kanë zënë, një person tjeter erdhi e varrosi të atin”, tha një i moshuar.

“Këtu është problem ska vend, varret e vjetra janë bërë si bunker me beton, duke vendosur varret e reja mbi ato të vjetrat”, shprehet një tjetër banor.

Kjo problematike është e mbartur prej vitesh. Zyrtarë të Bashkisë së Lezhës jashtë kamerës thanë se ka një projekt për varrezat e reja në Gjadër, por duke qenë toka ndodhet afër zonës ushtarake nuk është arritur marrëveshja me Ministrinë e Mbrojtjes për rrugën.