Ngërçi në KQZ, 3 variantet e
PS në tavolinën e Arvizu-së

Ngërçi në KQZ, 3 variantet e <br />PS në tavolinën e Arvizu-së
TIRANE - Takimi i kreut të PS Edi Rama me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Arvizu, i paplanifikuar e tepër emergjent pasi shtyu dhe një konferencë për mediat të liderit të opozitës të planifikuar në orën 13.00 të ditës së djeshme, nuk ka qënë thjeshtë për shkëmbim qëndrimesh për KQZ, por ka pasur dhe propozime konkrete për zgjidhje.

Nëse në deklaratën publike ambasadori amerikan bëri me dije se ka pasur propozime nga ana e kreut të opozitës për zgjidhjen e krizës së KQZ, në mënyrë të publike këto propozime nuk u bënë të ditura, duke mbetur gjithçka prapa dyerve të selisë rozë.

Por burimet brenda takimit Rama-Arvizu bëjnë me dije se kreu i PS ka qënë konkret në propozimet e tij për zgjidhjen e këtij ngërçi politik në prag të startimit të fushatës elektorale, të clës po i drejtohemi me një KQZ me vetëm katër anëtarë nga shtatë që duhej të kishte.

Kështu kreu i PS ka bërë tre propozime për zgjidhjen e krizës, ose për të mos qënë pjesë e shkatërrimit të zgjedhjeve. Propozimi i parë i hedhur në tavolinën e takimit për ta marrë në konsideratë, ka qënë kthimi i KQZ në gjendjen në të cilën ishte para vendimit të Kuvendit që shkarkoi anëtarin e KQZ, me mandat 6 vjeçar dhe që u betua me dorë në Kushtetutë, Ilirian Muho.

Argumentimi i Ramës ka qënë i qartë: Përderisa të gjithë, ndërkombëtarë dhe konstitucionalistë kanë rënë dakord se është shkelur Kodi Zgjedhor dhe ligji për shkarkimin e Muhos si anëtar i KQZ, atëherë zgjidhja është kthimi në gjendjen e mëparshme të institucionit më të lartë zgjedhor, dhe vijimi i punës në zbatim të këtij ligji.

Por meqënëse këtë variant tashmë e kundërshton fort PD duke e cilësuar të papranueshëm, atëherë Rama ka hedhur propozimin e dytë, që është riformatimi i plotë i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas këtij varianti kreu i PS ka sqaruar se përbërja e institucionit më të lartë zgjedhor do të ishte tre anëtarë mazhoranca, tre anëtarë opozita ndërsa anëtari i shtatë të zgjidhej me konsensus me shumicën e cilësuar prej 84 votash, që kurrsesi nuk do të ishte kryetarja aktuale Lefteri Lleshi.

Një kundërshti të tillë Rama e ka dhënë për faktin se Lleshi ka dhënë prova se zbaton vetëm urdhëra politikë duke thyer ligjin.

Një variant i tillë shihet dhe nga ndërkombëtarët si më i pranueshmi që do të sillte rikthimin në KQZ të tre anëtarëve të opozitës të dorëhequr ndoshta por dhe zgjidhjen më të moderuar të krizës në KQZ dhe plotësimin e vendeve bosh të këtij institucioni që merret me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Por dhe për këtë variant Berisha ka kundërshtuar, duke kërkuar vetëm sjelljen e tre anëtarëve të rinj në KQZ nga opozita, për të cilët do të ishte i gatshëm të mblidhte Kuvendin për t’i miratuar. Por pikërisht me këtë variant opozita nuk është dakord.

Pra për praninë e këtyre katër anëtarëve aktualë të KQZ, me argumentin se nuk do të bëhet palë në dështimin e garantuar të zgjedhjeve me këtë trupë komisionerësh. Ndaj këtë variant të tretë dhe në takimin me kreun e ambasadës amerikane në Tiranë, Arvizu e ka cilësuar si të papranueshëm. Duke këmbëngulur në një zgjidhje reale të krizës për garantimin e zgjedhjeve të lira.

TRE VARIANTET E OPOZITËS PËR KQZ

Rikthimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në momentin fillestar me Muhon në përbërje, në respekt të Kodit dhe mandatit 6 vjeçar të të gjithë anëtarëve të institucionit më të lartë zgjedhor.

Riformatimin e plotë të KQZ, me tre anëtarë të mazhorancës, tre anëtarë të opozitës dhe me kryetar të zgjedhur me shumicë të cilësuar me 84 vota në Kuvend, por kurrsesi Lefterie Lleshi.

Me këta 4 anëtarë aktualë të KQZ, vijimin deri në fund pa u plotësuar institucioni. PS s’dërgon asnjë emër me argumentin se nuk bëhet palë në shkatërrimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN