Ngërçi qeveri-presidencë/ Shehi: Meta, jo flamur i opozitës. Rama, ministër i Jashtëm, më mirë se Gent Cakaj

Dashamir Shehi ka një tjetër qëndrim në raport me ngërçin qeveri-presidencë. Shehi tha se kryeministri dhe presidenti kanë patur gjithnjë hatërmbetje, por sipas tij, Meta nuk mund të bëhet flamur i opozitës. “Meta dhe Rama kanë patur hatërmbetje. Uroj që t’i dalë për zot kushtetutës. Nuk mund të bëjmë flamur t opozitës presidentin. Nëse se ka dekretuar Cakajn duhet të ketë motive të tjera përtej atyre opozitare.  Kemi përfunduar në situatë groteske. Dje erdhi ministri italian dhe e priti ministri në largim. Nga ana politike, unë jam dakord që Rama të jetë ministër i jashtëm, shumë herë më mirë sesa Gent Cakaj. Zgjidhje politike dhe morale. Nga ana kushtetuese unë nuk e di. E kanë prodhuar, Rama me arrogancë por edhe pala tjetër mund të ketë gjynahet e veta.”-tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Protestat e opozitës nisin në janar/ Dashamir Shehi në '45 minuta': Të rrëzojmë Ramën, zgjedhje të parakohshme


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim

Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim