Policia e Durrësit vijon hetimet për ngjarjen e mbrëmshme ku nga të shtënat me pistoletë, u plagosën dy persona.
Plot 6 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendngjarje, në lagjen nr 5 të Durrësit ku ndodhi plagosja e Alfred Skonjës dhe shokut të tij, Ismail Çyrbja.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se katër plumba ka marrë Skonja në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa Çyrbja ka marrë dy plumba. Një plumb që Skonja ka marrë në shpatull rezulton të jetë dhe plaga më e rëndë e shkaktuar nga të shtënat me pistoletë.
Të dy janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Skonja ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës ndërsa Çyrbja në Spitalin e Durrësit.
Njëri nga të plagosurit, Alfred Skonja rezulton të jetë vëllai i një polici ndërsa Çyrbja, djali i një efektivi policie.
Policia vijon hetimet dhe paraprakisht dyshohet se objektiv ka qenë Skonja i cili më 25 gusht 2016 u arrestua si i dyshuar se kishte organizuar vrasjen e një shtetasi, por më pas ishte liruar për mungesë provash. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia pasi kishte kryer masën e sigurisë 30 ditë paraburgim.
Zyrtarisht policia nuk jep asnjë detaj duke thënë se po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, por saktësoi se “të plagosurit njihen nga Policia si përdorues të lëndëve narkotike”.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, duke shoqëruar dhjetëra persona, që dyshohet se kanë pasur kohët e fundit konflikte.
Momentet kur i plagosuri Skonja u arrestua në Korrik të këtij viti
Policia thotë se atentati i sotëm lidhet me ngjarjen e korrikut të 2016, për të cilin Skonja u arrestua, por më pas u lirua nga gjykata e Durrësit për mungesë provash. Policia thotë se në 6 shtator 2016 Skonja i është drejtuar gjykatës së Durrësit me një kërkesë duke kërkuar pavleshmërinë e provave absolute të kqyrura dhe sekuestruara në ngjarjen e 24 gusht 2016. Kjo është video e arrestimit të Alfred Skonja.
/Shqiptarja.com