TIRANE- Tre persona janë arrestuar mesnatën e djeshme si të dyshuar në shkëmbimin e zjarrit mes dy grupeve, i cili ndodhi dy ditë më parë në verandën e një lokali në zonën “Don Bosko”. Po ashtu, policia bëri me dije se po procedohet edhe një tjetër në gjendje të lirë, ndërsa dy autorët e grupit tjetër janë shpallur në kërkim. Dy grupet, fillimisht janë konfliktuar në verandën e një lokali, e më pas një prej grupeve është larguar për t’u kthyer sërisht më vonë të armatosur.
Arrestimi
Seksioni për Krimet ndaj Jetës në Tiranë arrestoi tre persona në flagrancë si të dyshuar për plagosjen e 29 vjeçares Rezarta Laknori, në një lokal në rrugën “Muzakët”. Në prangat e policisë ranë Kreshnik Budlla 41 vjeç, Rinald Budlla 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, Alfred Levani 42 vjeç.
/Shqiptarja.com