Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën “arrest në burg” për tre personat e arrestuar, për konfliktin me armë të ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Mamurrasit, ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën. I pari që është njohur me masën e sigurisë ishte 28-vjeçari Enrik Mamli. Nën masa të rrepta sigurie ai ka mbërritur në Gjykatën e Laçi me një automjet të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Enrik Mamlit gjatë momentit të shoqërimit i është vendosur edhe një maskë në kokë për qëllime sigurie.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për rreth 20 minuta ku bazuar në provat e organit të akuzës thuhet se në momentin kur Enrik Mamli po lëvizte me mjetin e tij, është goditur nga mjeti me të cilin lëvizte Naim Tafa së bashku me Gentjan Elezin, dhe Taulant Beberi. Më pas ata kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Enrik Mamli iu është kundërpërgjigjur me bresheri automatiku në drejtim të mjetit të tyre, dhe për pasojë mbeti i vdekur Naim Tafa si dhe u plagosën 4 persona të tjerë mes tyre dhe dy kalimtarë. 28 vjecari nuk ka folur para togave të zeza, ndërsa është në burgun e Krujës.
Ndërsa seanca për dy të arrestuarit e tjerë, Dorjan Mamli dhe Gentjan Elezi "Tafa”, zhvillua në ambjentet e Spitalit të Traumës ku po marrin mjekim për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit.
Në këtë ngjarje qendër të Mamurrasit mbeti i vrarë Naim Tafa si dhe u plagosen Altin Çoku, Idriz Tafa, Taulant Bebri dhe Besim Xhetani. Nga hetimet mësohet se shkak për ngjarjen ishte bërë prishja e pazareve të rrjetit të prostitucionit mes personave të cilët u përfshinë në konflikt.
Nga shkëmbimi i zjarrit i cili ndodhi mesditën e së mërkurës në qendër të Mamurrasit mbeti i vrarë Naim Tafa si dhe u plagosen Altin Çoku, Idriz Tafa, Taulant Bebri dhe Besim Xhetani. Nga hetimet mësohet se shkak për ngjarjen është bërë prishja e pazareve të rrjetit të prostitucionit mes personave të cilët u përfshinë në konflikt.
/Shqiptarja.com

VIDEO