Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë është shumë e rëndë, ndërsa shprehet se policia duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë ngjarje. Sipas Metës, përveçse është një ngjarje tragjike, po dëmtohet edhe imazhi i sezonit turistik

“Duhet të ketë masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë e popullit se vetëm në këtë mënyrë policia mund ta bëjë me sukses punën e saj. Për të mos u dëmtuar imazhi i sezonit turistik. Mjaftojnë çmimet shumë të larta, dhe ngjarje të tilla tronditin shumë besimin e qytetarëve tanë, por edhe të turistëve të huaj. Kërkohet profesionalizëm krejt tjetër për të menaxhuar sigurinë  e plazhit, kërkohet polici e shtetit dhe jo më e regjimit patronazhist”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Tragjedia në Potam, Meta: Ku shkojnë milionat e eurove për sigurinë në plazhe? Autori i dënuar më parë por i ’riintegruar’ nga qeveria