Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë. Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti të agravuar brenda familjes.
Viktima, i cili ka shkaktuar plagosjen e dy personave, është Adriatik Jella. Jella mësohet se ka qenë në burg përpara dy muajsh dhe se është liruar së fundmi.
Report Tv raporton se sherri ka pasur zanafillën në Maqellarë, aty ku dhëndri i ka prerë veshët me thikë vëllait të gruas, Baftjar Çidhnokut. Në orët e vona të mbrëmjes ai ka shkuar në fshatin Topojan të rrethit Bulqizë për të marrë bashkëshorten tek prindërit e tij, por atje ai ka hasur rezistencën e vjehrrit dhe të afërmve të këtij të fundit. Kjo rezistencë u shndërrua më pas në përleshje, që përfundoi me vdekjen e tij dhe plagosjen e njërit të afërm të Veli Çidhnokut, Flamur Delishit.
Sipas njoftimit policor, vjehrri, Veli Çidhnoku, 68 vjeç, është arrestuar për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, ndërsa dy vëllezërit, Flamur Delishi dhe Gani Delishi, të cilët u përfshinë së bashku me Çidhnokun në përleshje me viktimën, janë arrestuar për veprën penale të ‘vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

Viktima Adriatik Jella dhe i plagosuri Baftjar Çidhnoku
-
Dhendrri kriminel mori shperblimin qe meritoi. Vrasje pa paramendim, vetembrojtje. Dy dure per nje koke. Nuk ka te drejte te shkoi ne shtepi te gruas se ndare dhe te terrorisoj familjen e tere. Keto gjera nuk lejohen as me ligje e as me Kanun. Lypesi gjetesi iku per lesh ky kriminel. Gjake i humbur.Askush nuk mund te mbroje sjeljen e tij kriminale.
Përgjigju -
I lumt pushka atij që e ka vra. Qëkur na qënka vetëmbrojtja, vrasje ? Lirojini edhe ti dekoroni se e shpëtuan shoqërinë nga një e keqe më e madhe.
Përgjigju -
Cfare arrestimi mor aman? Po ku e keni pare ju qe te vije tjetri ne shtepi tju presi veshet dhe te mos mbrohesh?! Ne kete vend ndodhin çudira. Po a kemi a jo te drejte te vetmbrogemi ne rrethana te kesaj natyre??? Ku eshte pare qe te klasifikosh nje vrasje ne kushtet e vetmbrojtjes si vrasje per shkak te rrethanave familjare? Ti presesh veshet tjetrit eshte akt makaber e percmues. Cfare behet ne kete vend?!
Përgjigju -
Ca behet keshto ore aman .Enver ku je?
Përgjigju -
Jasha Kabuli!
Përgjigju -
Ne cdo vend te mbrojtjes kjo quhet vetmbrojtje vec ktu jemi me ligjet si ne vjetnam
Përgjigju -
Mesjetë, Kanibalizëm,Horror.
Përgjigju -
E rende dhe e shemtuar..i ra me dru mbas kokes...vdiq apo jo?
Përgjigju-
Quhet castle doctrine .vetembrojtje brenda mureve Te shtepise.
-










Komente
Komento