Ngjarje e vërtetë - Hashtag-u më i
përhapur në Shqipëri në javën e fundit

Ngjarje e vërtetë - Hashtag-u më i<br />përhapur në Shqipëri në javën e fundit
TIRANE - Histori personale. Ngjarje që nuk shuhen dot nga kujtesa. Kujtime që vlen të thuhen publikisht. Grimca të vërteta jete me humor, emocion, ngazëllim, ndrojtje, trishtim e gëzim – gjithçka që na sjell jeta.  Çfarë të jetë vallë kjo dëshirë për të treguar histori që kanë të përbashkët komunikimin përmes aparatit celular apo vetë celularin si shoqërues i përditshmërisë sonë?
 
Kjo është një fushatë risi në rrjetin social Facebook e prezantuar nga Vodafone Albania dhe e pagëzuar me emrin “Bazuar në një ngjarje të vërtetë”. Prej disa javësh, Vodafone Albania i ka mundësuar pëlqyesve të faqes së saj në Facebook mundësinë për të treguar secili një histori personale që mund të ketë shansin të pëlqehet dhe votohet nga  publiku i pranishëm në Facebook për të fituar çmime krejt të veçanta.  Tre fituesit e këtij konkurimi që do të sjellin ngjarjet personale më të pëlqyera, do të jenë skenaristë të tre reklamave të Vodafone – kompania lider e telefonisë celulare në Shqipëri. Dhe, për më tepër, për secilin fitues Vodafone do japë një çmim prej 3000 Euro.
 
VODAFONE
Konkursi “Bazuar në një ngjarje të vërtetë” pasi tërhoqi mëse 360 postime historish personale në vetëm 3 javët e para, ka mbërritur në vijën e finishit. Tashmë janë përzgjedhur 12 historitë më të preferuara si nga publiku edhe nga juria e posaçme dhe këto histori mund t’i lexoni dhe votoni secili prej jush që dëshiron, mjaft që të jeni ndjekës i Vodafone Albania në Facebook dhe të klikoni votën tuaj për një nga 12 historitë personale bazuar në ngjarje të vërteta që gjenden të postuara në Faqen e Vodafone Albania në Facebook.  Ne nuk do të komentojmë për asnjë prej historive, ju takon juve që ti lexoni dhe të zgjidhni historinë që ju pëlqen.Duke votuar ju do të jeni kështu përzgjedhësi i reklamës së ardhshme të Vodafone. Nesër në datë 11 Prill do të shpallen 3 historitë fituese. Pas pak javësh 3 historitë e zgjedhura do të mund t’i shohim në televizor si reklamat e reja të Vodafone. 

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç