LEZHË - Akuzat politike ndaj ministrit të Punëve të Brendshme nuk ndikojnë në punën e Policisë së Shtetit. Kështu u shpreh ministri Tahiri, i cili është vënë në sulmin e opozitës për lidhje me trafikun e drogës. Ministri e dha këtë deklaratë në përgjigje të interesit të gazetarëve pas një takimi që mbajti me krerët e policisë së Lezhës. Duke ju referuar ngjarjeve të fundit kriminale në këtë qark, siç është edhe ajo në qytetin e Mamurrasit ku nga shkëmbimi me armë mbeti i vrarë një person, Tahiri tha se Lezha mbetet prioritet i policisë. Ministri tha se aty ku harta e kriminalitetit është më e lartë do të ketë dislokim të përhershëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
“Ne jemi shume te vendosur te shtojme kapacitetin e policise per tu sherbyer qytetarëve dhe per te rrenjosur fort tek çdo punonjës policie mentalitetin e sherbimit dhe filozofinë e sherbimit tek qytetarët. Ne besojmë shume qe besimi i qytetarëve tek policia rrit bashkepunimin dhe rrit mundesine e policisë per te luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe informalitetin. Qarku i Lezhes ka qene dhe mbetet prioritet i policise se shtetit. Ne mendojmë qe ka vende per tu permiresuar puna, veçanërisht lidhur edhe me ngjarjet e fundit kriminale, dhe per kete arsye kemi planifikuar disklolimin me te shpeshte ne mos permanent te FNSH, ne zona te caktuara te Qarkut aty ku harta e kriminalitetit eshte dhe me e larte. Por per ne mbetet themelore rritja e sherbimit ndaj qytetarëve, mjafton tu them se nga 1 janari deri me sot jane mbi 200 mije telefonata ne policine e shtetit, shume me shume se 1 vit me pare, kjo do te thote qe qytetarët besojnë tek policia e shtetit. Jane mbi 25 mije raportime ne Komisariatin Dixhital, do te thote qe qytetarët besojnë akoma me shume te policia e shtetit. Dhe ne I ftojme qytetarët qe te shkembejne informacione me policinë qofte ne rruget tradicionale qoftë nepermjet Komisariatit Dixhital, ne menyre qe partneriteti mes qytetarëve dhe insitucioneve, qytetarit dhe policise te sherbeje per te ndertuar qytete me te sigurta dhe nje shoqëri me te drejte”, tha Tahiri.
Ministri Tahiri i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka përshkuar në këmbë qendrën e qytetit të Lezhës.
Takimi i Ministrit të Brendshëm Tahiri me krerët e policisë në këtë qark vjen një javë pas, perplasjes me armë në Mamurras ku si pasojë e përleshjes me armë në qendër të qytetit mbeti i vrarë një përson si dhe u plagosen 4 të tjerë mes tyre dhe kalimtarë të rastësishëm.
Redaksai online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Tahiri: Akuzat s'ndikojnë policinë">