Pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend ditët e fundit, Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka mbledhur sot zv/drejtorët e qarqeve ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.
Mbledhja është fokusuar në analizën e direktivave të dhëna më herët, ndërsa Zv/drejtorët po raportojnë për rezultatet.
Takimi zgjati rreth 3 orë, ndërsa analiza u përqëndrua më së shumti në rezultatet e arritura, për porositë e dhëna më parë për lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal, informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizin me armë pa leje, situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet, hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje.
Mbledhja vjen pak kohë pasi Ardi Veliu mblodhi drejtuesit e qarqeve, dhe pritet që vartësit e tij të analizojnë çfarë kanë përmbushur nga porositë e dhëna. Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin.
Bie në sy fakti se mbledhja u zhvillua jo me drejtorët e qarqeve, por me zëvendëset e tyre, një mesazh i qartë, pas paralajmërimit të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shpreh 2 ditë më parë se do të ketë ndryshime në postet e larta drejtuese të Policisë së Shtetit. Një paralajmërim i tillë u bë edhe një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Ndonëse nuk ka ende zyrtarisht emra konkret drejtuesish që mund të lëvizin, gazetari i "Report TV", Sokol Dema, bën me dije se disa prej emrave që përfliten, janë Vlora dhe Shkodra që do të kenë lëvizje në nivel drejtorësh qarqesh, megjithatë pritet ende një vendim nga Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17