Ngjela: Berisha nuk e mund dot
Amerikën me një çadër dhe gurë

Ngjela: Berisha nuk e mund dot<br />Amerikën me një çadër dhe gurë
Avokat Spartak Ngjela, një kritik i ashpër ndaj Berishës duke komentuar protestën që po zhvillon opozita shprehet se ish-kryeministri nuk e mund dot Amerikën me një çadër një qindëshe dhe me një tog gurësh.
 
Ngjela shprehet se Berisha deshi t'i vërsulej Ambasadorit amerikan, Lu, por shqiptarët e kanë parë se ai ka qenë kundër të gjithë ambasadorëve amerikanë!
 
Statusi i plotë i avokatit
Janë qesharakë. Çudi është që Sali ziu e ka provuar një herë në vitin 1997, kur iu thoshte zarave të tij që të propozonin nepër mbledhje rrëmbenin e ambasadores amerikane, Lino.
 
Tani deshi t'i vërsulej Ambasadorit amerikan, Lu. Po, shqiptarët, pa mënd i di ky i dëshpëruar pa cak, në një kohë që shqiptarët e kanë parë se, rregullisht në njëzetë vjet, Sali Berisha ka qënë kundër të gjithë ambasadorëve amerikanë!
 
Po, pse, me tërë mend mendon Saliu se shqiptarët do lënë Amerikën për frazën e tij të këputur dhe gjithmonë të gënjeshtërt?
 
Po, pse, shqiptarët nuk e kuptojnë dot se Reforma në Drejtësi, që po drejtohet nga politika amerikane dhe që është me dhe për shqiptarët?
Vërtet do jetë i aftë Saliu që të bëjë një revolucion antiamerikan në Shqipëri?
 
Ky i çoroditur mbeti gjithë jetën një qesharak i forcës absurde.
 
Por ajo që po më bën përshtypje, ështe pyetja: pse, nuk paska fare shkrimtarë humoristë sot në Shqipëri?

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)